☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,533 ▼ -0.01% ETH $2,406 ▼ -0.64% XRP $1.2968 ▼ -0.55% SOL $103.5800 ▼ -0.76%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Teater

Protestë në tapetin e kuq të «Harry Potter and the Cursed Child» në Londër: agjenti i Rowling thotë se u rrezikuan të tjerët

Aktivistë për të drejtat trans u shtrinë në tapetin e kuq para galasë së versionit të ri njëpjesësh në Palace Theatre, ndërsa grupi që mori përsipër aksionin dhe agjenti Neil Blair dhanë versione të kundërta për ngjarjen e së enjtes

Tapeti i kuq i galasë së «Harry Potter and the Cursed Child» në West End të Londrës u kthye të enjten në mbrëmje në skenën e një proteste, kur aktivistë për të drejtat trans u shtrinë përpara mysafirëve të famshëm që po mbërrinin në Palace Theatre për versionin e ri të shkurtuar të shfaqjes, siç njofton Far Out. Protestuesit, me maska, kapele dhe syze për të fshehur identitetin, u shtrinë në tapetin e kuq dhe u larguan nga rojet e sigurisë; njëri prej tyre mbante një bluzë me mbishkrimin «Rowling money kills».

Gala shënonte prezantimin e versionit të ri të shfaqjes, e cila fillimisht jepej në dy pjesë dhe zgjaste më shumë se pesë orë, ndërsa tani është ripunuar në një pjesë të vetme prej gati tri orësh. Mes të ftuarve në mbrëmjen speciale ishin prezantuesit televizivë Vanessa Feltz, Angellica Bell dhe Richard Arnold, si dhe ylli i «The Chase», Anne Hegerty.

Reagimi erdhi nga agjenti i J.K. Rowling, Neil Blair, i cili në një deklaratë për Variety tha: «Respektojmë aktivizmin paqësor dhe të drejtën për të shprehur pikëpamje të ndryshme. Por këto të drehta duhen ushtruar pa vënë në rrezik të tjerët, përfshirë publikun, aktorët dhe stafin e teatrit, siç pamë të enjten në mbrëmje gjatë protestave jashtë Palace Theatre në Londër, para shfaqjes gala të “Harry Potter and the Cursed Child”.» Blair shtoi se mbi të gjitha ekipi dëshiron të vazhdojë t’u sjellë magjinë e Harry Potter-it fansave që e kanë mbështetur këtë botë prej vitesh, se çdo fans meriton ta shijojë atë në një atmosferë respekti dhe sigurie dhe se mbeten të përkushtuar që teatri i gjallë të jetë një përvojë mikpritëse dhe e sigurt për të gjithë.

Nga ana tjetër, Guild of Angry Transsexuals, grupi që tha se e kishte organizuar protestën, deklaroi për Variety se kishte vepruar për t’u bërë të ditur spektatorëve të shfaqjes së Rowling se, duke vazhduar të financojnë perandorinë e saj mediatike dhe të argëtimit, ata financojnë drejtpërdrejt sulmin ligjor ndaj personave trans, të drejtave dhe privatësisë së tyre. Rowling është kritikuar nga aktivistë për të drejtat trans për pikëpamjet e saj mbi identitetin gjinor — akuza për transfobi që ajo i ka mohuar me forcë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.