🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.50 ▲1.58%
ARI 4,393 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,673 ▼ -0.46% ETH $2,493 ▲ +0.25% XRP $1.4235 ▲ +1.88% SOL $103.7100 ▲ +0.04%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.50 ▲1.58 % ARI 4,393 ▼1.03 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.50 ▲1.58 % ARI 4,393 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
09 Sep 2026
Breaking
Kronika

Çmendet policia/ Thotë se po heton review-t e këqija të protestuesve ndaj bizneseve pranë Ramës

Policia e Shtetit duket se ka gjetur armikun e ri të rendit publik, review-t e këqija në internet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e policisë po hetojnë një “aktivitet të dyshuar të koordinuar” në hapësirën kibernetike, që sipas tij synon të dëmtojë reputacionin online të bizneseve turistike në Shqipëri.

Në qendër të hetimit janë komentet dhe vlerësimet negative të publikuara gjatë ditëve të fundit ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike, përfshirë edhe biznese që protestuesit i kanë lidhur me mbështetës apo njerëz pranë Edi Ramës.

Sipas Hitës, nga verifikimet paraprake “janë evidentuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë”, disa të krijuara rishtazi dhe disa të tjera reale, që dyshohet se kanë postuar komente negative në mënyrë të sinkronizuar.

Ai tha se janë konstatuar raste kur e njëjta llogari ka publikuar review negative për biznese në qytete të ndryshme brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Këto elemente po analizohen për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar që synon krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin e reputacionit të bizneseve shqiptare,” deklaroi Hita.

Nëse dyshimet konfirmohen, Policia paralajmëroi se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për vepra penale që lidhen me krimet kompjuterike dhe dëmtimin e interesave ekonomike.

Hita u bëri thirrje administratorëve të hoteleve dhe restoranteve që kanë konstatuar raste të ngjashme të bëjnë kallëzim dhe të ruajnë provat elektronike.

Pra, pas protestave në shesh, policia ka kaluar te “protesta” në Google Reviews.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.