☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.76 ▲1.86%
ARI 4,071 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▲ +0.87% ETH $2,348 ▲ +0.9% XRP $1.3182 ▲ +0.56% SOL $102.0200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Çmendet shteti, ble biletat e “YE”/ Detyron nxënësit, bizneset e administratën të shkojnë në koncert

Ajo që po ndodh me koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë po kalon përtej çdo logjike të funksionimit të një shteti normal. 

4 milionë eurot që kryeministri Edi Rama i hoqi nga fondi rezervë i buxhetit duket se kanë shkuar për të blerë biletat e pashitura, që rrezikonin të çonin në anulimin e eventit. 

Sipas një raportimi të Monitor, deri në fund të muajit maj llogariteshin deri në 25 mijë bileta të shitura, por rrezikohej të mbeteshin bosh më shumë se gjysma e stadiumit të ndërtuar enkas në zonën e Kasharit.

Ndaj qeveria është angazhuar të mbushë shkallët edhe pse duket se biletat për reperin kontrovers, shqiptarët nuk po i duan as falas. 

Në rrjetet sociale qarkullojnë SMS se si drejtues shkollash po i shpërndajnë ato te nxënësit, gjoja për të vlerësuar nxënësin e mirë. 

Të tjera mesazhe kanë dalë nga administrata, ku punonjësve u është thënë se do të ketë “lotari” për të marrë biletat falas.

Qeveria po shkon edhe më tej pasi përpjekjet po shkojnë deri në blerjen e influencerave që deri dje mbështesin protestën. Atyre u është ofruar “mundësi bashkëpunimi” në këmbim të biletave.

Nga “asnjë qindarkë”, qeveria shqiptare shkoi në 4 milionë euro, para të shpenzuara për një tekë të një kryeministri që ka humbur lidhjet me realitetin dhe të një ministri kulture që mbrojtjen më të mirë për këtë çështje ka fjalët: “I marrshi të keqen Kanye West”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.