Ekonomia

Çmimet e produkteve kryesore, trend rënës edhe në 2015

Për vitin 2015, çmimet mesatare të mallrave kryesore priten të qëndrojnë në nivele më të ulëta se ato për vitin 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë duke iu referuar statistikave ndërkombëtare.

micoSipas BSH-së, edhe gjatë tremujorit të katërt, çmimi i naftës për fuçi ka ndjekur trajektoren rënëse të filluar që në muajin gusht të këtij viti. Indeksi i Evropës për naftën, Brent, shënoi rënie të shpejtë, si në terma vjetorë (30.0%) ashtu edhe në ato tremujorë (25.0%).

Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare u tregtua me mesatarisht 62.4 dollarë, vlera më e ulët në këto 5 vitet e fundit. Rënia e vazhdueshme e çmimit reflektoi rritjen e vazhdueshme të prodhimit në SHBA, furnizimin e bollshëm edhe nga shtetet e tjera prodhuese, si dhe kërkesën e dobët për naftë në nivel botëror. Për sa i përket parashikimeve për vitin 2015 dhe atë 2016, mbështetur në raportin e U.S Energy Administration Information, çmimi mesatar për fuçi pritet të jetë përkatësisht 57.6 dhe 75 dollarë, bën të ditur raporti i BSH-së, i cili nënvizion se, të udhëhequra nga ecuria e çmimit të naftës, çmimet e mallrave kryesore u tkurrën me 20.2% në terma vjetorë dhe me 16.9% në terma tremujorë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve ranë me 7.4% në terma vjetorë dhe me 5.0% në ato tremujorë. Këto zhvillime u diktuan kryesisht nga forcimi i dollarit në tregjet valutore, oferta e gjerë për këto produkte dhe mungesa e presioneve nga ana e kërkesës, duke u reflektuar edhe në tregun e brendshëm shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button