☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 96.30 ▲4.21%
ARI 4,190 ▼3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,994 ▼ -2.23% ETH $2,659 ▼ -1.9% XRP $1.4905 ▼ -3.04% SOL $118.5800 ▼ -4.35%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.30 ▲4.21 % ARI 4,190 ▼3.05 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.30 ▲4.21 % ARI 4,190 ▼3.05 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Çmimi i naftës në Kosovë rreth 2 euro, tregu mbetet i paqartë për ditët në vijim

Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel që po shitet deri në 1.97 euro. Ekspertët paralajmërojnë se lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë edhe më tej në çmimet në tregun vendor.

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin ato në ditët në vijim.

Sipas ekspertit të derivateve, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 deri në 1.97 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro për litër.

Berjani thotë se, në rrethanat aktuale, është e vështirë të parashikohet se si do të lëvizin çmimet në ditët në vijim, për shkak të lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursat e naftës.

“Çmimet e naftës dhe benzinës sillen përafërsisht: dizeli 1.95 euro, benzina 1.65 euro. S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do t’i kemi në ditët në vijim, sepse po ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursë. Dhe situata e tensionuar në Iran po reflekton në këto çmime”.

Rritja e çmimeve të derivateve ka rikthyer në vëmendje edhe barrën fiskale që përfshihet në çmimin që konsumatori paguan në pompë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, akciza dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga derivatet i kanë sjellë buxhetit të Kosovës mbi gjysmë miliardi euro, përkatësisht rreth 360 milionë euro nga akciza dhe 157 milionë euro nga TVSH-ja.

Me rritjen e çmimeve, përfaqësues të industrisë së naftës dhe bizneseve kanë kërkuar që Qeveria të heqë dorë përkohësisht nga një pjesë e këtyre të hyrave, në mënyrë që të lehtësohet barra për konsumatorët.

Megjithatë, mbetet çështje e debatueshme nëse një ulje e taksave do të reflektohej automatikisht në uljen e çmimeve në pompa.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë, duke argumentuar se shtrenjtimi i karburanteve nuk prek vetëm shoferët.

Sipas DHTIK-ut, rritja e çmimit të derivateve shton kostot e bizneseve dhe mund të reflektohet më pas edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

“Rritja e çmimeve të derivateve të naftës ka pasur ndikim të madh në ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të konsumit, kostos së ndërtimit dhe çmimeve të prodhimit”.

Sipas tyre, një nga arsyet e mungesës së një ndërhyrjeje mund të jetë pesha që TVSH-ja dhe akciza kanë në të hyrat e buxhetit.

“DHTIK kërkesat për marrjen e masave lehtësuese ua ka dërguar zyrtarisht Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ditë më parë ka treguar se po monitoron nga afër tregun, ndërsa ministrja Mimoza Kusari-Lila thotë se shkak për rritjen janë zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Kusari-Lila tha se vendimi për përcaktimin e çmimit maksimal ishte hequr për shkak të tejkalimit të afatit të përcaktuar me udhëzimin administrativ.

“Arsyeja e heqjes së vendimit për caktimin e çmimit maksimal ka qenë tejkalimi i afatit në udhëzimin administrativ që e përcakton vendosjen e çmimit maksimal, afat ky i cili ka qenë 90 ditë, ndërsa ne kemi përcaktuar çmimin maksimal për 150 ditë, duke e parë rëndësinë edhe peshën e këtij vendimi”.

Sipas saj, rritja e çmimeve është ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe jo nga ndryshimet në tregun e brendshëm.

“Rritja e çmimit nuk ka ndodhur si rrjedhojë e heqjes së vendosjes ose përcaktimit të çmimit maksimal, por ka ardhur si rrjedhojë e përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme, sulmeve të vazhdueshme. Me një situatë të tillë po përballen tashmë të gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian edhe më gjerë”.

Ligji për tregtinë me produkte të naftës përcakton si rregull që çmimet caktohen nga tregu i lirë, por lejon ndërhyrje për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës, apo në rast të çrregullimeve në treg.

Në fillim të marsit, pas rritjes së çmimeve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, MINTI vendosi kufizime të marzhës tregtare.

Marzha maksimale e lejuar ishte deri në 2 centë për litër në shitjen me shumicë dhe deri në 12 centë në shitjen me pakicë.

Më 4 shtator, Ministria ndaloi përcaktimin e çmimeve maksimale dhe tregu iu kthye formimit të lirë të çmimeve.

Që atëherë, çmimi maksimal i naftës është rritur, ndërsa çmimet aktuale në tregun vendor janë afruar sërish në nivelin e 2 eurove për litër.

Për çdo litër naftë të importuar paguhet akcizë prej 0.36 eurosh, ndërsa mbi bazën e tatueshme aplikohet edhe TVSH-ja prej 18 për qind.

Akciza për derivatet e importuara administrohet nga Dogana e Kosovës dhe derdhet në buxhetin e shtetit. Ndërkaq, TVSH-ja është tatim mbi konsumin dhe përfundimisht bartet te konsumatori përmes çmimit të produktit.

Nga fillimi i vitit 2022 deri në shtator 2026, Kosova ka importuar naftë në vlerë prej mbi 2.6 miliardë eurosh.

Kosova furnizohet me derivate nga vende të ndryshme, përfshirë Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Kuvajtin, Indinë, Greqinë dhe Italinë. Një pjesë e importeve arrin përmes porteve të rajonit, përfshirë Porto Romanon në Durrës, ndërsa derivate blihen edhe përmes kompanive dhe distributorëve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.