🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 95.65 ▲3.51%
ARI 4,183 ▼3.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,001 ▼ -2.2% ETH $2,664 ▼ -1.65% XRP $1.4921 ▼ -2.81% SOL $118.5100 ▼ -4.31%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 95.65 ▲3.51 % ARI 4,183 ▼3.21 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 95.65 ▲3.51 % ARI 4,183 ▼3.21 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

Presidenti Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe ndikimin e tyre në veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, ishin të ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, si dhe rritjen e besimit të publikut.

Në përfundim të mbledhjes, thotë Begaj, u theksua se institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën, pasi kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit qëllim: garantimit të sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

“Në takim u konkludua se: Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura”, thuhet ne njoftimin e Begaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.