Bota
“Corriere” hedh tezën se ministri italian i Ekonomisë Giovanni Tria mund të japë dorëheqjen!
Sipas të përditshmes italiane, ai mund ta japë dorëheqjen kur ligji i buxhetit të miratohet nga parlamenti gjatë këtyre javëve.
Gazeta sjell dëshmi të bashkëpunëtorëve të tij që shprehen se ai është “i lodhur fizikisht e mendërisht” por mbi të gjitha “ i ka ardhur në majë të hundës me goditjet që i bëhen besueshmërisë së figurës së tij nga ana e qeverisë.
Në artikull sillet në vëmendje deklarata e pak ditëve më parë e dy drejtuesve politike të qeverisë, Salvini dhe Di Maio që shprehen besimin e plotë te kryeministri Conte, në negociatat që po bëhen me Brukselin, duke lënë terësisht jashtë vëmendjes negociatorin real, ministrin Tria.