☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.08 ▲1.18%
ARI 4,073 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,910 ▲ +0.9% ETH $2,355 ▲ +1.31% XRP $1.3342 ▲ +2.22% SOL $101.6000 ▲ +0.88%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,073 ▼0.05 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,073 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

BE financaon hekurudhat e Kosovës me 17.2 milionë euro shtesë

Banka Europiane ka bërë të ditur sot se Bashkimi Evropian (BE), i ka dhënë një grant shtesë Kosovës në shumë prej 17.2 milionë euro për projektin e Rindërtimit, Zhvillimin dhe Përmirësimit të lidhjes së vetme ndërkombëtare hekurudhore të Kosovës.

Financimi do të përdoret për fazën e dytë të përmirësimit të hekurudhës midis Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.

Në shkurt të këtij viti, Kosova gjithashtu ka marrë edhe një grant në shumë prej 38.5 milionë euro nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për fazën e parë të punimeve.

Të dy grantet vijnë nga një kredi e lartë prej 39.9 milionë euro dhe 42 milionë euro të dhëna nga BERZH dhe Banka Europiane e Investimeve, përkatësisht për të financuar modernizimin e tri fazave të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës.

Projekti, drejt jugut me Maqedoninë dhe në veri deri në kufirin me Serbinë, do të përmirësohet lidhja e rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit më të gjerë evropian përmes transportit evropian të Korridorit VIII dhe Korridorit X.

Ndërsa pjesa e tretë, vija veriore hekurudhore nga Mitrovica deri në kufirin me Serbinë do të përmirësohet dhe do të përfitojë nga financimi i BE-së.

“Projekti i hekurudhës së Kosovës së korridorit 10 është pjesë e rrjetit hekurudhor qendror të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans – Europian të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të mëdha të BE-së për të nxitur lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar BERZH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.