🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.17 ▲0.15%
ARI 4,042 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,694 ▼ -2.04% ETH $2,051 ▼ -3.82% XRP $1.0562 ▼ -3.9% SOL $83.0800 ▼ -4.07%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.17 ▲0.15 % ARI 4,042 ▲0.3 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.17 ▲0.15 % ARI 4,042 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Daci: Tirana për Europë, nuk jam tipi i futbollistit që krijon probleme për minutat

Sulmuesi i Tiranës, Erdon Daci, autori i golit të fitores ndaj Teutës, flet për rikthimin pas dëmtimit dhe ambiciet europiane të bardhebluve.

Sulmuesi i Tiranës, Erdon Daci, ishte protagonist në fitoren e bardhebluve ndaj Teutës, duke realizuar golin vendimtar që i dhuroi tri pikë të rëndësishme skuadrës kryeqytetase.

Në një intervistë pas ndeshjes, Daci vlerësoi forcën e kundërshtarit, rëndësinë e suksesit për moralin e ekipit dhe besimin se Tirana do të rikthehet në rrugën e duhur. Sulmuesi foli gjithashtu për periudhën e vështirë pas dëmtimit që e mbajti një vit larg fushave, si dhe për objektivat e skuadrës në vazhdim të sezonit.

Gol me peshë dhe një fitore shumë e rëndësishme për Tiranën. Si erdhi ky sukses?

Po, ndeshja ishte shumë e vështirë, sepse kundërshtari është një ekip i fortë, edhe duke parë pozicionin që ka aktualisht. Kanë një skuadër shumë të mirë dhe një lojë cilësore, gjë që e kanë dëshmuar edhe në fushë. Për ne ishte një motivim shtesë, pasi prej disa javësh nuk po merrnim pikët që dëshironim. Por besoj se në ndeshjet e ardhshme gjithçka do të rregullohet dhe Tirana do të kthehet në rrugën që të gjithë shpresojmë.

Do të ishte mëkat nëse Tirana nuk do ta fitonte këtë ndeshje?

Po, nëse e shohim edhe penalltinë e humbur, mendoj se do të ishte mëkat. Kundërshtari nuk pati ndonjë rast të veçantë, përveç minutave të fundit, kur krijoi një mundësi 100 për qind. Përndryshe, ndeshja ishte 50 me 50, por, sipas mendimit tim, duke pasur parasysh edhe penalltinë që humbëm, mendoj se ne ishim më pranë fitores.

Daci, njëherë titullar dhe njëherë zëvendësues. Vjen pas një viti të vështirë. Si po e përjeton këtë periudhë?

Po, sikurse e dini edhe ju, ashtu siç po e përmendni, vij pas një dëmtimi që më ka mbajtur një vit jashtë fushave. Nuk kam pasur mundësi të bëj shumë gjëra, përveç fizioterapisë. Për mua është e vështirë derisa të fitoj vazhdimësinë e duhur, por jam i kënaqur me sado pak minuta që luaj. Nuk jam ai tipi i futbollistit që krijon probleme apo diçka të tillë. Jam i kënaqur me çdo mundësi që më jep trajneri për të luajtur. Mundohem të jap maksimumin, edhe pse, siç e përmenda, nuk kam luajtur për një vit dhe tani ka ende disa momente gjatë ndeshjeve kur nuk mundem të shfaq Erdonin më të mirë që të gjithë presin.

Ku e sheh Tiranën në fund të sezonit? Apo është ende herët për të folur?

Është ende herët për të folur, pasi jemi në fillim të kampionatit. Mendoj se do ta shohim Tiranën në Europë.

Sa përcaktues do të jetë ky gol për vazhdimësinë tënde dhe a të motivon më shumë për të dhënë maksimumin?

Po, si çdo sulmues, kur shënon një gol, i rritet vetëbesimi në çdo aspekt. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Kam shënuar edhe ndaj Laçit dhe shpresoj që tani, pas ndeshjes me Teutën, të vazhdoj të shënoj në çdo ndeshje.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore për moralin e skuadrës dhe besimin në vazhdimësinë e kampionatit?

Shumë e rëndësishme, për besë, shumë! Sepse e dimë edhe ne futbollistët, edhe e gjithë skuadra, që Tirana nuk e meriton të jetë në këtë pozicion. Por duhet ta shohim situatën edhe nga ana tjetër, pasi jemi një ekip i ri, me lojtarë të rinj, dhe na duhet pak më shumë kohë për t’u përshtatur. Kemi pasur edhe dëmtime, ndërsa kampionati është i gjatë. Një gjë mund të them: duhet të kemi besim te vetja, sepse rruga është ende e gjatë dhe nuk i dihet asnjëherë. Ja, Teuta para dy apo tri javësh ishte në vendin e parë, ndërsa tani ka humbur pikë. Superliga shqiptare, të paktën nga ajo që po shoh unë, është plot surpriza.

Në cilin aspekt mendon se Tirana ka bërë më shumë progres në ndeshjet e fundit?

Mendoj se kemi bërë progres te dëshira për fitore. Kemi më shumë dëshirë për të fituar, jemi kompaktë dhe po funksionojmë si një ekip, si një familje.

Sa e rëndësishme është për ju të riktheni besimin e tifozëve bardheblu përmes paraqitjeve në fushë?

Patjetër që është shumë e rëndësishme. Në fund të fundit, futbolli luhet për tifozët dhe çdo fitore që arrijmë është e mirë si për ne futbollistët, ashtu edhe për skuadrën në tërësi. Por nëse tifozët nuk janë të kënaqur, edhe nëse fiton 10-0, përsëri nuk është e njëjta gjë. Siç e përmenda, futbolli luhet për tifozët dhe ne bëjmë gjithçka që ata të largohen nga stadiumi me gëzim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.