Pagë marramendëse për futbollin shqiptar, zbulohet futbollisti që merr 20 mijë euro në muaj
Portieri francez i Teutës, Paul Bernardoni, është futbollisti më i paguar në Shqipëri, me 20 mijë euro në muaj.
Paul Bernardoni, gardian francez i Teutës, është lojtari më i paguar në futbollin shqiptar, me pagë 20 mijë euro në muaj. Teuta, pretendent për titullin kampion, ka pësuar vetëm 5 gola në 11 javë.
Teuta është një nga pretendentët për fitimin e titullit kampion. Merkato e verës dërgoi në Durrës disa emra të bujshëm dhe një prej tyre ishte Paul Bernardoni.
Portieri francez përfiton 20 mijë euro në muaj sipas asaj që ka zbuluar “Mega Sport”. Kështu edhe është futbollisti më i paguar në futbollin shqiptar.
Bernardoni është edhe lojtari më i vlerësuar në tregun e “transfermarkt”. Për të qëndron e vendosur një vlerë prej 1 milion eurosh.
29 vjeçari është garancia e Teutës. Dhe pse priti penallti ndaj Tiranës, nuk e shmangu dot humbjen e tretë radhazi.
Titullari i padiskutueshëm ka pësuar vetëm 5 gola në 11 javë. Pjesa tjetër e skuadrave regjistrojnë 10 apo më tepër gola të pësuar deri tani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.