⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 86.17 ▼0.42%
ARI 3,986 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,985 ▲ +0.24% ETH $2,057 ▲ +0.13% XRP $1.0511 ▼ -0.82% SOL $83.4600 ▼ -0.06%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.17 ▼0.42 % ARI 3,986 ▼0.37 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.17 ▼0.42 % ARI 3,986 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
12 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Dyte

“Lushnja meritonte fitoren në Luz, por…”, trajneri Bubeqi nuk e fsheh keqardhjen për barazimin e fundit! Ja llogaritë për ngjitjen

Trajneri i Lushnjës, Dorjan Bubeqi, shpreh keqardhje për barazimin në Luz dhe shpjegon llogaritë e skuadrës për ngjitjen në dy vendet e para.

Barazimi në transfertën ndaj Luzit ka lënë një shije të hidhur te Lushnja, që regjistroi kështu barazimin e dytë radhazi në kampionat. Keqardhja në kampin verdhejeshil është e madhe, pasi skuadra jo vetëm dominoi lojën, por krijoi edhe një numër të konsiderueshëm rastesh për shënim. Formacioni i trajnerit Dorjan Bubeqi meritonte fitoren, madje me një rezultat bindës.

Përtej pikëve të lëna, shqetësim për Lushnjën mbetet edhe distanca me vendin e dytë në renditje. Megjithatë, humbja e Vllaznisë B këtë javë u ka dhënë disi shpresë, pasi në Lushnjë besojnë se kampionati është ende i gjatë dhe rivalët do të kenë luhatjet e tyre. Trajneri Bubeqi është i bindur se skuadra e tij mund të rikthehet fuqishëm në garën për dy vendet e para, me kushtin që të përmirësojë konkretizimin përpara portës.

Për “Panorama Sport”, tekniku kavajas analizoi barazimin me Luzin, duke e cilësuar këtë si paraqitjen më të mirë të Lushnjës në shtatë javët e para. Ndërkohë, gjatë periudhës së pushimit, skuadra do të ketë mundësi të punojë për aspektet që kanë nevojë për përmirësim dhe të zhvillojë një ndeshje miqësore në funksion të sfidës së ardhshme me Partizanin B.

DORJAN BUBEQI- “As unë dhe as skuadra nuk ndihemi mirë me barazimin ndaj Luzit, sepse realiteti në fushë tregoi se gjithçka foli për Lushnjën. Jo vetëm që zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë në këto shtatë javë kampionat, por krijuam edhe një mori rastesh për shënim. Të vjen vërtet keq që shpërblehemi vetëm me një barazim, kur fare mirë duhej të kishim fituar me goleadë. Megjithatë, e pranojmë rezultatin, por në asnjë mënyrë nuk jemi të dorëzuar. Kampionati sa vjen dhe bëhet më interesant dhe gabimet nuk përjashtohen as nga rivalët tanë, siç ndodhi këtë javë me Vllazninë B. Për ne më e rëndësishmja është të vazhdojmë rrugëtimin me besimin se mund të korrigjojmë gjithçka dhe të marrim pikët maksimale në ndeshjet e mbetura të fazës së parë.

Në fillim të kësaj jave vendosëm që skuadra të pushojë, pasi kemi javën e lirë, e cila do të na shërbejë për të përmirësuar më tej lojën dhe, në mënyrë të veçantë, finalizimin. Gjithashtu, së bashku me stafin do të vendosim për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në fundjavë, në funksion të përgatitjeve për sfidën e radhës në kampionat me Partizanin B, të cilën do ta luajmë në fushën tonë.

Besoj se me rikthimin tim në pankinë pas pezullimit, Lushnja do të nisë kthesën e shumëpritur dhe do të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve që na kanë dëshpëruar shumë. Mënyra se si luajmë nuk po shpërblehet me rezultat, për fat të keq për shkak të mungesës së konkretizimit. Ky është një aspekt që është evidentuar gjatë këtyre shtatë javëve dhe duhet ta korrigjojmë sa më shpejt”, përfundoi trajneri Dorjan Bubeqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.