Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve ka ndodhur paraditen e sotme në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, ku janë përplasur dy automjete të drejtuara respektivisht nga shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi B. O., 42 vjeç, si dhe shtetasja M. F., e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga 45-vjeçari A. F.
Konfirmohet se viktimat janë Bledian Osmani 42 vjeçe dhe Maltina Ferati.
Gjithashtu, pesë shtetas të tjerë të përfshirë në aksident janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.