Dy emra të rinj nën urdhrat e Karoglan te Partizani, nga mesfushori që debutoi te Tirana dhe te një tjetër alternativë
Mislav Karoglan ka ftuar në stërvitje me ekipin e parë të Partizanit dy të rinjtë Danilo Bajraktari dhe Ersi Qamili, të cilët vijnë nga ekipet e moshave dhe Partizani B, mëson Panorama Sport.
Mislav Karoglan po punon për herë të parë me dy emra të rinj në stërvitjet e Partizanit. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Danilo Bajraktarin dhe Ersi Qamilin.
Bajraktari dhe Qamili janë dy lojtarë të cilët e njohin mjaft mirë klubin e Partizanit, për shkak të kontributit që nga ekipet e moshave dhe deri tek ekipi B këtë sezon.
Bajraktari- Pasi ishte pjesë e moshave të Partizanit dhe Tiranës, firmosi si lojtar profesionist me Laçin dhe Luftëtarin. Gjatë kohës te bardheblutë e kryeqytetit debutoi edhe me ekipin e parë. Pikërisht te Tirana pati debutimin si profesionist, ndërsa ishte sfida e tetorit të vitit 2022 ndaj Veleçikut në Kupë. 22-vjeçari është mesfushor dhe në këtë edicion ka bërë mirë me Partizanin B.
Qamili- Bëhet fjalë për një mbrojtës të majtë, i cili mund të aktivizohet edhe në mesfushë, ndërsa është 19 vjeç. Pas kontributit te çdo grupmoshë e Partizanit dhe më pas ekipit B në Kategorinë e Dytë, Qamili është nën vëzhgimin e Karoglan.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.