☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,358 ▲ +0.59% ETH $2,699 ▲ +0.67% XRP $1.5060 ▲ +1.2% SOL $121.9500 ▲ +1.97%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lart�

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në një nga kopshtet e qytetit të Korçës, ku disa fëmijë u dërguan me urgjencë në spital për shkak të helmimit nga ushqimi. Ndonëse fillimisht u raportua për gjashtë të prekur, dëshmitë e prindërve sugjerojnë se numri i vogëlushëve që kanë shfaqur simptoma mund të shkojë deri në 20.

Sipas dëshmisë së dhënë për mediat nga Koço Xexo, babai i një prej fëmijëve të spitalizuar, vogëlushët kishin konsumuar në kopsht bukë me vezë për mëngjes, ndërsa për drekë u është shërbyer pilaf me copa mishi pule dhe kos. Ai tregon se djali i tij pësoi të vjella të shpeshta, humbje fuqie dhe zbehje, çka detyroi dërgimin e tij me urgjencë në spitalin e Korçës, ku analizat konfirmuan helmimin nga produktet ushqimore.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, Koço Xexo u shpreh:

“Me shifër të saktë nuk e di, me përafërsi mendoj se mund të jenë diku te 20 fëmijë. Me sa dëgjova nga të gjithë prindërit që u interesuam, një pjesë ishim në një gjendje që morëm trajtim në spital, por të gjithë shfaqën simptoma, dikush më të lehta, dikush më të rënda, por që pothuajse të gjithë shfaqën simptoma. Madje një pjesë e shfaqën edhe ditën pasardhëse.

Mjekja, djalit tim të paktën i bëri analiza të plota sepse ishte pak shqetësuese në fillim dhe doli që kishte helmim më tha nga produktet ushqimore, dyshonte për këtë. Ndërkohë që dhe analizat treguan që kishte rruaza të larta të bardha të gjakut që tregonte që kishte një vështirësi më shumë në organizëm nga kjo punë, nga helmimi.

Unë nuk besoj se mund të jetë një gjë me qëllim, ose mund të jetë diçka nga pakujdesia ose nga kontrolli i produkteve të para që merren. Puna është që ata janë fëmijë shumë të vegjël edhe situata të tilla i rëndojnë shumë organizmin dhe për hir të së vërtetës në momentet e para u trembëm pak për gjithçka ndodhi.”

Ndërkohë, sa i përket përgjegjësisë zyrtare, drejtoresha e kopshtit me iniciale M.K. është vënë nën hetim nga autoritetet për mos-përmbushje të detyrës dhe kontrollit të ushqimit. Prindërit kanë denoncuar se ndërsa edukatorja e grupit u shfaq e shqetësuar dhe shkoi në spital, drejtoresha nuk u është përgjigjur thirrjeve të tyre telefonike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.