Plagoset me thikë një 7-vjeçare në SHBA, humb jetën. Arrestohet autorja
Një vajzë shtatëvjeçare u vra tragjikisht në Çikago pasi u godit me thikë disa herë në shpinë ndërsa ecte në një rrugë qyteti.Incidenti ndodhi pak para mesditës së të shtunës në Cottage Grove Avenue në lagjen Chatham. Sipas policisë së Çikagos, fëmija po ecte në trotuar kur një grua e rritur iu afrua. Gruaja nxori një thikë dhe e goditi vajzën disa herë në shpinë.
Një video që qarkullon në internet tregon momentin kur gruaja në fjalë ecën e qetë në trotuar, disa minuta pas sulmit, duke besuar se do të largohet e padëmtuar.
Dëshmitarët okularë që panë sulmin nxituan menjëherë për të ndihmuar fëmijën dhe arritën ta imobilizonin autorin e dyshuar derisa mbërriti policia. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit dhe është e paqartë nëse gruaja e njihte vajzën shtatëvjeçare.
Motivi është gjithashtu i panjohur dhe akuzat kundër të dyshuarit pritet të shpallen pasi të përfundojë hetimi fillestar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.