Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të diele përmes një videoje të shkurtër në mediat e tij sociale ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend do të diskutohet reforma territoriale.
Në videon e postuar në “Facebook”, Berisha bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protestë të cilën e ka cilësuar si protestën më të fuqishme kombëtare.
“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territorial”, shprehet Berisha.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.