☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,341 ▲ +0.57% ETH $2,700 ▲ +0.69% XRP $1.5050 ▲ +0.94% SOL $121.6600 ▲ +1.67%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Bota

“Tela me gjemba inteligjentë”, kurthi i ri i Ukrainës për dronët

Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve me fibra optikë.

Ajo funksionon duke ua prerë kabllot përmes të cilave operatorët i kontrollojnë dronët.

Teknologjia vjen në kohën kur ushtritë në mbarë botën po kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga këta dronë.

Pajisja ukrainase Chaharnyk (“shkurre”), e prezantuar në shtator, është krijuar për t’i këputur fizikisht kabllot me fibra optikë, që përdoren për kontrollimin e shumë dronëve FPV.

Ndryshe nga dronët që kontrollohen përmes radio-sinjaleve, dronët me fibra optikë nuk mund të ndalen duke ua bllokuar sinjalin elektronik.

Ata janë përdorur së voni edhe në konfliktin në Mianmar, si dhe në sulme vdekjeprurëse kundër forcave izraelite.

Përdorimi i tyre e ka nxitur edhe Izraelin që t’i intensifikojë përpjekjet për të gjetur mënyra efektive për t’u mbrojtur prej tyre.

James Patton Rogers, bashkëdrejtues i Institutit Future Threat Lab në Kolegjin Mbretëror të Londrës, e krahason Chaharnykun me “tela me gjemba inteligjentë”.

Ai parashikon se pajisja mund të përballet me probleme të konsiderueshme në një zonë aktive të luftës, përfshirë rrezikun që edhe vetë sistemi të bëhet shënjestër e sulmeve.

Po ashtu, varësisht se ku vendoset, ajo mund të pengojë edhe lëvizjen e forcave ukrainase, sipas tij.

Megjithatë, Rogers thekson për Radion Evropa e Lirë se “nëse vendoset përgjatë vijës së frontit ose rreth fshatrave, zonave të banuara dhe objekteve të rëndësishme ushtarake, krahas teknologjive të tjera kundër dronëve, mund të ofrojë mbrojtje jetike ndaj një kërcënimi që ende nuk është neutralizuar”.

Gjatë demonstrimeve të sistemit, kabllot me fibra optikë që tërheqin pas vetes dronët sulmues FPV, kapen në grepat e Chaharnykut dhe më pas tërhiqen drejt mekanizmit prerës.

Kompania Logika pretendon se sistemi arrin t’i këpusë kabllot në 95 për qind të rasteve.

Por, prerja e kabllove nuk e neutralizon domosdoshmërisht dronin.

Drejtuesi i kompanisë ukrainase Logika i tha Radios Evropa e Lirë se shumë dronë rusë FPV, që kontrollohen përmes fibrave optikë, kanë edhe një lidhje rezervë me radio.

Nëse kablloja pritet, droni kalon në atë mënyrë alternative të komunikimit.

“Në atë rast, aktivizohen sistemet e luftës elektronike të vendosura në zonë”, tha ai, duke shtuar se “në shumicën e rasteve, droni rrëzohet dhe shpërthen”.

Një raport i fundit kinez për teknologjitë kundër dronëve analizoi një pengesë të improvizuar, të ngjashme në parim me Chaharnykun, e cila u filmua duke u përdorur në Ukrainë, në fund të vitit 2025.

Sipas raportit kinez, ky sistem i improvizuar kishte kufizime “të qarta”.

Piloti mund ta drejtojë dronin përreth pengesës; prerja e fibrave optikë nuk e shmang domosdoshmërisht goditjen, pasi droni mund të vazhdojë lëvizjen dhe të përplaset në objektiv; ndërsa vetë vendosja e pengesës mund të zbulojë zonën ku operojnë forcat mbrojtëse.

“A mund ta dallojë kundërshtari Chaharnykun dhe ta anashkalojë? Po, kjo është e mundur”, i tha Radios Evropa e Lirë drejtuesi i kompanisë Logika.

“Megjithatë, nëse vendoset siç duhet një rrjet i këtyre sistemeve, duke marrë parasysh objektin apo zonën që duhet mbrojtur, nuk do të ketë rrugë për ta anashkaluar”, sipas tij.

Këto deklarata lënë të kuptohet se ndër pozicionet e para ku mund të vendoset kjo teknologji, janë pikat e vogla ukrainase në vijën e frontit, të cilat sulmohen rregullisht nga dronët FPV.

Drejtuesi i Logikas shtoi se sistemi mund të kamuflohet.

Sipas tij, edhe pamjet me rezolucion të ulët që shohin operatorët e dronëve, mund ta bëjnë të vështirë dallimin e pajisjes nga distanca.

“Nuk po pretendojmë se Chaharnyk do t’i mbrojë të gjithë, por jemi të bindur se do ta përmirësojë mbrojtjen nga sulmet me dronë FPV që kontrollohen përmes fibrave optikë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.