Dalje e rrallë familjare! Justin Timberlake në pasarelë me dy djemtë, ja momenti që tërhoqi vëmendjen

Justin Timberlake ka surprizuar fansat me një paraqitje të veçantë familjare, duke u shfaqur në publik së bashku me dy djemtë e tij, Silas, 11 vjeç, dhe Phineas, 6 vjeç.
Këngëtari 45-vjeçar mori pjesë në eventin vjetor të modës “Be Beautiful Be Yourself”, të organizuar nga Global Down Syndrome Foundation, në Denver, më 7 nëntor.
Në këtë aktivitet, Justin nuk ishte vetëm në shoqërinë e djemve të tij, por edhe të mbesës 7-vjeçare, Zaya, të cilën e shoqëroi në pasarelë.
Momenti më i veçantë ishte pikërisht dalja e tyre së bashku në skenë. Justin mbante Zaya në krahë dhe vallëzonte me të, ndërsa Silas dhe Phineas iu bashkuan më pas në pasarelë, duke krijuar një atmosferë mjaft emocionuese.
Për këtë rast, këngëtari dhe dy djemtë e tij zgjodhën veshje elegante në ngjyrë të zezë, ndërsa Silas tërhoqi vëmendjen edhe me syzet e diellit.
Përmes një postimi në Instagram Stories, Timberlake ndau disa fotografi nga eventi, duke shkruar: “E shoqëruam mbesën time të bukur Zaya në pasarelën e Global Down Syndrome. Xhaxhai krenar!”.
Zaya, vajza e vëllait të bashkëshortes së tij, Jessica Biel, ka sindromën Down dhe është mbështetur prej vitesh nga familja në aktivitetet e organizatës.
Ndërkohë, Jessica Biel nuk ishte e pranishme këtë vit për shkak të angazhimeve profesionale. Vitin e kaluar, aktorja kishte marrë pjesë në të njëjtin aktivitet, duke ecur në pasarelë përkrah mbesës së saj.
Familja Timberlake është ndër mbështetëset e njohura të kësaj nisme, e cila synon ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e personave me sindromën Down. Eventi i këtij viti mblodhi një shumë rekord prej 2.7 milionë dollarësh për kërkime shkencore, kujdes mjekësor dhe iniciativa në mbështetje të tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.