Gordon Ramsay feston 60-vjetorin në të njëjtën ditë me 25-vjetorin e vajzës Tilly: ta ndaj këtë ditë me ty është ëndrra e një babai
Shefi i njohur i kushtoi një urim prekës në Instagram vajzës së tij, me një seri fotosh të sotme dhe nga fëmijëria e saj
Gordon Ramsay ka një arsye të dyfishtë për të festuar. Siç njofton People, shefi i famshëm festoi të dielën, më 8 nëntor, ditëlindjen e tij të 60-të, në të njëjtën ditë kur vajza e tij Matilda “Tilly” Ramsay mbushi 25 vjeç.
Në urimin e tij në Instagram, Ramsay publikoi një seri fotosh të sotme dhe nga e kaluara me të bijën. “Gëzuar ditëlindjen kësaj vajze të pabesueshme. Ta ndaj këtë ditë kaq të veçantë me ty është ëndrra e një babai. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shpjeguar sa krenar më bën të ndihem. Gëzuar 25-vjetorin dhe s’më besohet që bëra 60 vjeç”, shkroi ai.
Në fotot e publikuara, babë e bijë shfaqen në një darkë, ku shefi e puth vajzën në ballë, si dhe në imazhe nga fëmijëria e saj. Në njërën prej tyre shfaqet edhe Tana Ramsay, bashkëshortja e shefit prej gati tri dekadash; çifti do të festojë 30-vjetorin e martesës në dhjetor.
Gordon dhe Tana Ramsay janë prindër të gjashtë fëmijëve: Megan, e lindur në vitin 1998, binjakët Holly dhe Jack në vitin 1999, Tilly në vitin 2001, Oscar në vitin 2019 dhe Jesse në vitin 2023.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.