☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,340 ▼ -1.16% ETH $2,243 ▲ +0.24% XRP $1.2451 ▼ -0.5% SOL $95.6200 ▼ -1.97%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Danielsson takon Ramën dhe Bushatin: Reforma në drejtësi, çelësi për në BE

Drejtori për zgjerimin në KE, Christian Danielsson ka uruar ditën e Europës nga Tirana, teksa këtë paradite është takuar me kryeminsitrin Edi Rama dhe më herët me ministrit e Jashtëm Ditmir Bushati.

Mbajtja e momentit të tanishëm pozitiv të reformave – veçanërisht në sektorin e sundimit të ligjit është çelësi për të përparuar në rrugën drejt BE.

Kështu u shpreh, Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit në BE pas një takimi me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Shkëmbim i mirë me kryeministrin shqiptar Edi Rama përpara Samitit të ardhshëm të Sofjes, për reformën në drejtësi dhe vettingun. Mbajtja e momentit të tanishëm pozitiv të reformave veçanërisht në sektorin e sundimit të ligjit është çelësi për të përparuar në rrugën e BE”, shkruan Danielsson në Twitter.

Më herët Danielsson zhvilloi dhe një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duke theksuar se 2018-a është një vit vital për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE.

“Gëzuar Ditë e Europës nga Tirana. Pata një diskutim shumë produktiv me Ditmir Bushatin. 2018-a është një vit vital për marrëdhëniet. Përdorimi i hapësirës aktuale të mundësive duke ndjekur reformat ambicioze, që do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, është thelbësore për rrugën drejt BE-së”, shkruan Danielsson në Twitter.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.