☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,737 ▲0.35%
DOW 53,910 ▲0.05%
NASDAQ 26,576 ▲0.86%
NAFTA 78.35 ▲1.37%
ARI 4,406 ▲2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,910 ▲ +0.35% ETH $1,913 ▲ +0.03% XRP $1.0267 ▼ -1.84% SOL $73.8200 ▲ +0.65%
S&P 500 7,737 ▲0.35 % DOW 53,910 ▲0.05 % NASDAQ 26,576 ▲0.86 % NAFTA 78.35 ▲1.37 % ARI 4,406 ▲2.47 % S&P 500 7,737 ▲0.35 % DOW 53,910 ▲0.05 % NASDAQ 26,576 ▲0.86 % NAFTA 78.35 ▲1.37 % ARI 4,406 ▲2.47 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

Danimarka ashpërson rregullat për përdorimin e IA në shkolla

Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë do t’i rikthehen mësimit javën e ardhshme me rregulla më të forta për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA), me synim parandalimin e kopjimit gjatë detyrave dhe provimeve.

Ministri danez i Arsimit, Magnus Heunicke, njoftoi një paketë masash të menjëhershme për të luftuar përdorimin e IA-së për qëllime mashtrimi akademik. Ndër masat e reja përfshihen mbrojtjet me gojë të detyrave të shkruara në shtëpi dhe përdorimi i mjeteve që monitorojnë ekranet e nxënësve gjatë provimeve.

Sipas ministrisë, shkollat e mesme të larta në Danimarkë po përballen me një rritje të rasteve të kopjimit të asistuar nga inteligjenca artificiale, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Një nga ndryshimet kryesore parashikon që të gjitha testet me shkrim të zhvilluara në shtëpi të shoqërohen me një provim me gojë. Kjo masë do të zbatohet edhe për provimin SSO, një nga provimet më të rëndësishme me shkrim, që zhvillohet çdo vit nga rreth 9 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta.

Gjithashtu, institucionet arsimore do të duhet të përdorin sisteme monitorimi për kontrollin e ekraneve gjatë provimeve, si dhe firewall-e që filtrojnë përmbajtjet online gjatë orëve mësimore dhe periudhave të testimit.

Masa e tretë nxit shkollat që t’i organizojnë më shpesh detyrat në ambiente të kontrolluara brenda institucionit, në mënyrë që mësuesit të mund të ndjekin më nga afër procesin e punës së nxënësve dhe të bëjnë një vlerësim më të saktë.

“Do të angazhohem në dialog me shkollat, mësuesit dhe nxënësit rreth asaj që mund të bëhet në një afat të shkurtër dhe pak më të gjatë, në mënyrë që të sigurohemi që inteligjenca artificiale të mos dëmtojë aftësitë e nxënësve, aftësitë akademike dhe, mbi të gjitha, aftësinë e tyre për të menduar vetë”, tha ministri Heunicke.

Masat e reja janë pjesë e përpjekjeve të Danimarkës për të gjetur një ekuilibër mes përdorimit të teknologjisë së re nga brezat e rinj dhe ruajtjes së standardeve të arsimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.