☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.07 ▼2.35%
ARI 4,210 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,386 ▲ +1.25% ETH $1,734 ▲ +1.57% XRP $1.1305 ▼ -0.14% SOL $72.7900 ▲ +0.22%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.07 ▼2.35 % ARI 4,210 ▼0.85 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.07 ▼2.35 % ARI 4,210 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kosova

Dardan Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK

Ish-ministri Dardan Gashi, ka deklaruar se nuk ka vërejtur gatishmëri të madhe nga PDK-ja për të hyrë në një koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, ndryshe nga ajo që sipas tij po shihet te LDK-ja.

Në emisionin “Debat Plus”, Gashi tha se në zhvillimet e fundit politike ka përshtypjen se LDK-ja po tregon më shumë interes për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga ngërçi institucional.

“Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK”, u shpreh ai.

Gashi ka vlerësuar se, pavarësisht diskutimeve të fundit politike, ende nuk ka parë shenja konkrete të “llogaritjeve” apo “servilizmit” nga partitë, por ka përshtypjen se njëra prej tyre po tregon më shumë vullnet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.

Gashi tha se koalicionet e gjera nuk janë diçka e panjohur në politikën e Kosovës dhe mund të jenë të nevojshme nëse nuk gjendet një alternativë tjetër.

“Hala nuk kam parë llogaritje apo servilizje konkrete. Po kam përshtypjen se njëra nga partitë ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje. Nuk është hera e parë, nëse nuk ka zgjidhje tjetër duhet me u bo një koalicion më i gjerë”, u shpreh ai ne emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

Sipas tij, është e pasaktë të thuhet se opozita nuk ka opsione politike, duke kujtuar se në të kaluarën partitë opozitare kishin siguruar shumicë parlamentare me mbi 65 deputetë.

Ai vlerësoi se rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nuk mund të konsiderohet plotësisht i kënaqshëm, sidomos pas humbjes së rreth 100 mijë votave.

“Nuk është që ka kaluar mirë LVV-ja, sidomos me i humb 100 mijë vota”, deklaroi Gashi.

Duke folur për procesin e formimit të institucioneve, ai tha se nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, arrin ta formojë qeverinë pa e zgjidhur më parë çështjen e presidentit, atëherë kjo do të tregonte se po synon ta vendosë opozitën përballë të njëjtit skenar si në të kaluarën.

“Nëse Kurti me numrat që i ka arrin me bo qeverinë, dhe nëse e bon qeverinë para se me zgjedh çështjen e presidentit, tregon që prapë e ka ndërmend me vnu opozitën me lojën e kaluar. Opozita ose duhet me pranu disfatën e me hy në sallë me ja votu presidentin, ose duhet me gjet zgjidhje tjera”, tha ai.

Gashi shtoi se, sipas tij, nëse Vetëvendosje dhe Kurti do të synonin një zgjidhje afatgjatë politike, atëherë fillimisht do të duhej të sigurohej marrëveshja për zgjedhjen e presidentit dhe më pas të trajtohej çështja e formimit të qeverisë. “Nëse kish dashtë VV dhe Kurti, duhet me gjet zgjidhjen e presidentit e pastaj çështjen e qeverisë”, përfundoi ai.

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.