Bota

Darka për Jeruzalemin, SHBA fton vendet që e mbështetën në OKB

Diplomacia në njërën anë dhe fshikullima në tjetrën: duket se votën në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, Trump dhe ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara, Nikky Haley e kanë marrë shumë seriozisht.

Sinjalet që ajo po dërgon në fakt janë të qarta, që nga paralajmërimet e lëshuara përpara votimit në muajin dhjetor, e deri tek pritja e organizuar mbrëmjen e 3 janarit me të ashtuquajturit “miqtë e Amerikës”, ku ishin ftuar vetëm vendet të cilat votuan kundër apo abstenuan nga votimi i rezolutës që dënonte njohjen e Jeruzalemit nga Ëashingtoni, si kryeqyteti i Izraelit.

Konsullja e Kosovës në Neë York, Teuta Sahatçija, ishte e pranishme në event, ku nuk është ftuar nga ana tjetër ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e anashkaluar për shkak së vendi ynë votoi në favor të rezolutës.

Sahatçija ka postuar në faqen e saj në facebook edhe mesazhin-video të presidentit Trump, për të pranishmit në këtë pritje, të cilët ai i falënderon për mbështetjen, u tregon se me partnerë të tillë do ta vazhdojnë bashkëpunimin e në fund, i përcjell dhe urimet e vitit të ri.

Ambasasdori izraelit në OKB, Danny Danon e lavdëroi qëndrimin e Haley dhe e cilësoi Amerikën të guximshme, duke i bashkëngjitur mirënjohjen e vendit të tij, për këtë veprim. “Ka shumë hipokrizi në Kombet e Bashkuara.

Mendoj se vendet që qëndruan në krah të Amerikës, do t’i dëgjojnë falënderimet e saj për faktin që mbështetën të vërtetën”, u shpreh Danon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button