⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,794 ▲ +0.35% ETH $2,498 ▲ +0.08% XRP $1.4116 ▲ +0.86% SOL $110.2600 ▼ -0.3%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dauti: VLEN dhe BDI po i shërbejnë OBRM-PDUKM-së, Kodi i ri Zgjedhor i përjashton shqiptarët e diasporës

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka akuzuar VLEN-in dhe BDI-në se, sipas saj, me veprimet e tyre po i shërbejnë OBRM-PDUKM-së në procesin e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor.

Ajo pretendon se ndryshimet e propozuara do t’ua pamundësojnë shqiptarëve të diasporës votimin elektronik ose me postë edhe në zgjedhjet lokale, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet zgjedhore në disa komuna me shumicë shqiptare.

Në një reagim publik, Dauti u është drejtuar qytetarëve shqiptarë, duke vlerësuar se dy blloqet politike shqiptare, ndonëse në pozita të ndryshme, po veprojnë në favor të OBRM-PDUKM-së.

“Shqiptarë të dashur, VLEN dhe BDI po bashkëpunojnë, secili në mënyrën e vet, për t’i bërë hyzmetin VMRO-së”, ka deklaruar Dauti.Sipas saj, bashkëpunimi mes dy subjekteve është reflektuar së fundmi me nënshkrimin e Kodit të ri Zgjedhor të propozuar nga OBRM-PDUKM, për të cilin ajo thotë se përjashton diasporën nga mundësia e votimit elektronik ose me postë edhe në zgjedhjet lokale.

“Së fundmi, kjo u pa edhe me nënshkrimin e Kodit të ri Zgjedhor të propozuar nga OBRM-PDUKM, me të cilin diasporës po i ndalohet votimi elektronik ose me postë edhe për zgjedhjet lokale. Me këtë përjashtim, ata po ia mundësojnë OBRM-PDUKM-së fitoret e ardhshme në Kërçovë, Bërvenicë e Butel”, është shprehur deputetja.

Dauti ka komentuar edhe deklaratat e fundit të përfaqësuesve të VLEN-it, të cilët, sipas saj, pretendojnë se janë penduar për mbështetjen e dhënë.

“Kujdes: Sot thonë se ‘janë bërë pishman’. Por nëse LSDM dhe Levica i tërheqin amandamentet e tyre, si do ta bllokojnë këta Komisionin kur afati ka kaluar?”, ka pyetur ajo.

Deputetja e Lidhjes Shqiptare vlerëson se zgjidhja e vetme do të ishte mbështetja e amendamenteve të paraqitura nga partia e saj, të cilat, sipas saj, synojnë të pengojnë miratimin e dispozitave që kufizojnë të drejtën e votës së mërgatës.

“Më korrekte do të ishte ta pranojnë gabimin dhe t’u bashkohen amandamenteve të Lidhjes Shqiptare, të cilat janë dorëzuar pikërisht për të bllokuar këtë Kod që e përjashton mërgatën nga votimi elektronik apo me postë edhe në zgjedhjet lokale”, ka theksuar Dauti.

Në fund të reagimit, ajo ka vlerësuar se, sipas saj, veprimet e subjekteve shqiptare në këtë proces përbëjnë një dëm të madh për interesat e shqiptarëve dhe kanë nevojë të denoncohen publikisht.

“Nuk është e lehtë ta thuash këtë të vërtetë të madhe, por dalja e tyre kundër shqiptarëve është edhe më e madhe. Prandaj duhet thënë patjetër”, ka përfunduar deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti. (koha.mk)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.