DAVOS – Trump: “Amerika e para” nuk do të thotë ”Amerika vetëm”
Davos: Presidenti amerikan, Donald Trump i ka qëndruar strategjisë së tij “Amerika e para”, por duke shtuar se kjo nuk do të përjashtonte bashkëpunimin me vendet e tjera.
“Si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë do t’i zbatojë gjithmonë politikat ‘Amerika e para’, ashtu siç duhet të veprojnë edhe liderët e vendeve të tjera për vendet e tyre ,” deklaroi Trump në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.
“Por, ‘Amerika e para’ nuk do të thotë që duhet të jetë vetëm Amerika, kjo politikë përfshin edhe bashkëpunimin me vendet e tjera”, shtoi ai.
”Mirëqenia amerikane ka krijuar vende të panumërta pune në të gjithë botën dhe përpjekjet për përsosmëri, kreativitet dhe inovacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë zbulimet më të rëndësishme që i kanë ndihmuar njerëzit kudo që të bëjnë një jetë më të begatë dhe më të shëndetshme “, shtoi Trump.