Davutoglu: Zgjedhjet parlamentare më 1 nëntor pavarësisht sulmeve tragjike
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të njoftuara per në datën 1 nëntor në Turqi, do të zhvillohen normalisht pavarësisht sulmit të dyfishtë që shkaktoi 97 të vdekur të shtunën në zemër të Ankarasë, njoftoi sot kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
“Pavarësisht rrethanave, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen”, deklaroi Davutoglu gjatë një interviste në stacionin informativ NTV.
“Ne do të zhvillojnë normalisht procesin zgjedhor”, theksoi Davutoglu, i cili drejton qeverinë e përkohshme deri në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP-ja, islamiko-konservatore) e Davutolgu-së dhe e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan humbi më 7 qershor shumicën absolute që zotëronte në Parlament që prej 13 vjetësh.