⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,813 ▲0.08%
DOW 52,071 ▲0.43%
NASDAQ 27,237 ▼0.03%
NAFTA 92.71 ▼1.1%
ARI 4,210 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,410 ▲ +0.79% ETH $2,513 ▼ -0.84% XRP $1.3676 ▼ -1.47% SOL $107.1300 ▼ -2.83%
S&P 500 7,813 ▲0.08 % DOW 52,071 ▲0.43 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 92.71 ▼1.1 % ARI 4,210 ▲0.45 % S&P 500 7,813 ▲0.08 % DOW 52,071 ▲0.43 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 92.71 ▼1.1 % ARI 4,210 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Debate në Komision/ “Fal Zotit nuk bëni shkencë raketash se…”- Xhafaj-kryetares së KLP: Skandaloze, pas dështimit

Ngërçi i krijuar mes avokatëve dhe GJKKO-së për rregulloren e re të brendshme të sigurisë, u bë pjesë e diskutimeve në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Gjatë raportimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetari Ilir Rusi i qëndroi besnik qëndrimit të tij deri në fund: “Rregullorja është kompetencë e GJKKO-së”, informon TCH.

Debatet në Komision:

Xhafaj: Cili është roli i këshillit në këtë proces, a duhet të ketë një rregullore të standardizuar? Ju u mblodhët për pagat në gusht me shpejtësi, pse nuk bëni të njëjtën gjë edhe për këtë bojkot, pse nuk i ulni palët dhe të mbani një qëndrim?

Ilir Rusi: Qëndrimi i deritanishëm i këshillit: Ajo rregullore është në kompetencë të asaj gjykate, le t’i adresohen gjykatës ata që kanë shqetësime.

Për opozitën, institucionet nuk mund të shmangin përgjegjësinë për këtë bojkot dhe kërkojnë ndërhyrjen e Kuvendit.

Erisa Xhixho: Kuvendi dhe ky komision të nxisë dialogun dhe të gjejë zgjidhje. Nuk mund të vazhdojë ky bojkot pa afat. Sepse unë mund të aludoj që mund të jetë i stisur si konflikt. Rregullorja duhet të jetë e standardizuar për të gjithë, jemi në anomali dhe heqja nga përgjegjësia nuk shërben.

Ilir Rusi: E njëjta pyetje, por e prezantuar ndryshe. Qëndrimi është ky dhe nuk marr dot përsipër të them tjetër. Kjo është përgjigjja, nëse nuk e ankimoni, është në fuqi pastaj.

Ivi Kaso: Ngërçi i krijuar mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme.

Në fund të mbledhjes, komisioni kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një rol proaktiv në trajtimin dhe zgjidhjen e ngërçit, duke iu kujtuar që e kanë detyrim kushtetues administrimin e pushtetit gjyqësor.

Sakaq, kjo nuk ishte çështja e vetme ku u kërkua llogari ndaj institucioneve. Në raportimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Xhafaj kritikoi këta të fundit për vonesat në vlerësimin e prokurorëve.

Mirela Bogdani, kryetare e KLP-së: Procesi i vlerësimit etik dhe profesional nuk mund, në gjykimin tim, nuk duhet të jetë kaq i detajuar. Ai është vlerësim periodik, bëhet një herë çdo 3 ose 5 vite. Ky është proces që duhet thjeshtuar. Nuk është një shkencë raketash, të cilën ne po përpiqemi ta bëjmë, është një proces që duhet të jetë normal, i natyrshëm. Qëllimi është përmirësimi i punës dhe eficencës në prokurori, procesi duhet të jetë më i thjeshtuar.

Debati:

Xhafaj: Faleminderit Zotit që nuk ju ka dhënë të bëni shkencë raketash, se me atë kohezion e konsensus në këshill nuk do të hidhnit një raketë, por 11 raketa. Nuk dihet se çfarë gjëme do të bënit. Unë bie dakord me kolegët që është një situatë skandaloze, skandaloze. E dini se cila e bën akoma edhe më skandaloze?

Është se, pasi kishin dështuar në këtë proces, kërkuan edhe të promovoheshin, kjo e bënte skandaloze pra kurajoja të ngrihesh mbi dështim.. Unë jam një… do t’u kërkoja mirëkuptim kolegëve, kemi dy probleme, ndër shumë probleme që ka Këshilli: aktet nënligjore, që ju detyron ligji, dhe pas kaq vitesh ju jeni në pikën zero për një pjesë të tyre; kemi edhe procesin e vlerësimit.

Komisioni kërkoi një plan pune të miratuar për vlerësimin e prokurorëve, por kjo, sipas këshillit, varet edhe nga zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.