☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

Çdo fermer që refuzon apo mashtron për të dhënë të dhënat e sakta të tokës dhe numrit të gjësë së gjallë përfaqësuesve të INSTAT-it do të marrë gjobë deri në 1 milion lekë. Ky nen i projektligjit “Censi i Bujqësisë” solli jo pak debate në komisionin përgjegjës.

Xhelal Mziu, deputet i PD: “Përse aplikohet gjoba 30-100 mijë lekë të reja? Është disproporcionale me të ardhurat e fermerëve? Gjoba ka qenë gjithmonë problem. Gjoba është aplikuar që në vitin 2018, kur është miratuar ligji për statistikat zyrtare. U kërkua një nivel i lartë gjobe nga EUROSTAT-i. Nuk është aplikuar sepse të dhënat merren gjithmonë në konfidencë”.

Një tjetër ekzagjerim i deputetit Xhelal Mziu është edhe prania e policisë në dyert e njerëzve të tokës.

Xhelal Mziu: “Përse duhet policia? Ato vihen në lëvizje vetëm nga kërkesa e INSTAT-it në rastet sporadike”.

Censi i Bujqësisë duhet të ishte realizuar 4 vite më parë, pasi regjistri i fermave bëhet një herë në dekadë. Kjo vonesë, sipas Mziut, është e pajustifikueshme, kur mësoi kohën që i duhet censusit për të mbledhur të dhënat.

Xhelal Mziu: “Sa do të zgjasë, sepse sa herë bëjmë CENS-in na duhet një ose dy vite? 6 javë, vetëm gjashtë javë”.

Pyetjet e anëtarëve të opozitës u përsëritën disa herë gjatë komisionit, i cili zgjati 1 orë e 47 minuta, gjë e cila shkaktoi edhe nervozizëm, çka solli përgjigje të prera.

Xhelal Mziu: “Ky census a do të ecë paralel me këto reformat në subvencione, në vaditje, kullim? Po, më shkurt se kaq nuk të jap dot përgjigje”.

Pas toneve të larta, në fund ranë të gjithë dakord se ky census është i domosdoshëm për bujqësinë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.