☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.41 ▼1.13%
ARI 4,205 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,144 ▲ +1% ETH $2,452 ▲ +3.37% XRP $1.3402 ▲ +1.58% SOL $106.6300 ▲ +3.4%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.41 ▼1.13 % ARI 4,205 ▲0.84 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.41 ▼1.13 % ARI 4,205 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Ndërpritet trafiku ajror për shkak të problemit me transmetimin e të dhënave

ROMË, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Një reduktim i përkohshëm i trafikut ajror në hapësirën ajrore italiane – që rezultoi në vonesa dhe anulime fluturimesh – u zbatua sot në mëngjes për shkak të “anomalive në rrjetin e transmetimit të të dhënave” të përdorur për kontrollin e trafikut ajror, njoftoi Autoriteti Italian i Menaxhimit të Trafikut Ajror (ENAV).

“Përjashtohet që këto anomali t’i atribuohen akteve keqdashëse”, shtoi ENAV në një deklaratë duke specifikuar se “origjina e anomalive” është identifikuar përmes kontrolleve teknike që janë “ende në vazhdim”.

“Anomalitë u zbuluan gjatë natës në rrjetin e transmetimit të të dhënave gjeografike që ofron shërbime të kontrollit të trafikut ajror në të gjithë territorin kombëtar”, sipas deklaratës.

Agjencia specifikoi se “falë zbatimit të sistemeve të planifikuara të emergjencës”, “menaxhimi i rregullt i trafikut ajror” u mbajt deri në orën 06:00 “pa asnjë reduktim të kapacitetit operacional”.

Por vazhdimësia e anomalive dhe rritja e trafikut ajror pas orës 06:00 e shtynë ENAV-in të merrte “masa rregullimi të rrjedhës (…) në mënyrë që të vazhdonte të garantonte sigurinë maksimale operacionale”.

“Këto masa rezultojnë në një reduktim të përkohshëm të kapacitetit të trajtimit të avionëve në hapësirën ajrore italiane”, vazhdoi agjencia.

“ENAV aktualisht po punon për të përcaktuar shkaqet e anomalive dhe për të rivendosur funksionimin e plotë të sistemit”, përfundon deklarata.

Disa fluturime që nisen nga Roma të planifikuara të niseshin pas orës 06:00 përjetuan vonesa që varionin nga 25 minuta deri në dy orë.

Duke u nisur nga aeroportet e Milanos, shumë fluturime treguan gjithashtu vonesa që varionin nga gjysmë ore deri në më shumë se dy orë, ndërsa të tjera u anuluan./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.