☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.7%
DOW 51,126 ▲0.39%
NASDAQ 27,190 ▲1.18%
NAFTA 91.45 ▼1.53%
ARI 4,169 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,275 ▲ +1.06% ETH $2,695 ▲ +0.36% XRP $1.5058 ▲ +1.39% SOL $120.0200 ▲ +2.23%
S&P 500 7,720 ▲0.7 % DOW 51,126 ▲0.39 % NASDAQ 27,190 ▲1.18 % NAFTA 91.45 ▼1.53 % ARI 4,169 ▼0.79 % S&P 500 7,720 ▲0.7 % DOW 51,126 ▲0.39 % NASDAQ 27,190 ▲1.18 % NAFTA 91.45 ▼1.53 % ARI 4,169 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Debati për karburantet, PD kundër nismës së PS: Rezervat të blihen me tender, jo te privati!

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në nismën e qeverisë për krijimin e rezervës së naftës.

Eno Bozdo në një deklaratë për mediet kërkoi që blerja e karburantit të bëhet me tendera dhe se kompania që do ta menaxhojë të mos jetë private.

“Në projektligjin e paraqitur nga qeveria dhe që synon ngritjen e rezervës së sigurisë së karburanteve, barrën e financimit do ta mbajë përsëri konsumatori. Rezerva do të krijohet. Do të kërkojë rreth 300 deri në 350 milionë euro dhe barra për të do t’i bjerë përsëri çdo shqiptari. Të gjitha procedurat e blerjeve të karburantit, qeveria ka zgjedhur t’i bëjë të drejtpërdrejta në tavolinë në shmangie të qëllimtë të ligjit për prokurimin publik. Projektligji parashikon që kompania e cila do të menaxhojë këtë rezervë me rreth 350 milionë euro në rast krize të jetë private, fshehur nën emrin e operatorit publik. Për këtë arsye grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend amendimet për këtë projektligj, të cilat ndër të tjera kërkojnë; një, rezerva e sigurisë së naftës të financohet 100% nga buxheti i shtetit dhe asnjë taksë e re nuk mund të rëndojë mbi shqiptarët për këtë qëllim. Dy, të gjitha procedurat do të mbahen me garë dhe transparencë sipas ligjeve në fuqi, sepse kemi të bëjmë me paratë e shqiptarëve dhe jo para për t’iu dhuruar në tepsi klientëve të qeverisë. Tre, operatori publik, kompania e cila menaxhon furnizimin me naftë në rast krize, nuk mund të jetë private siç edhe qeveria e kërkon”, tha deputeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.