🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.96 ▲0.15%
ARI 4,163 ▼1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,625 ▼ -2.08% ETH $1,693 ▼ -2.9% XRP $1.1271 ▼ -3.18% SOL $68.3500 ▼ -3.72%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.96 ▲0.15 % ARI 4,163 ▼1.95 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.96 ▲0.15 % ARI 4,163 ▼1.95 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kosova

Dejona Mihali me akuza të reja ndaj Përparim Ramës

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka vazhduar përplasjen publike me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke hedhur akuza të reja në adresë të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mihali e akuzoi Ramën për korrupsion, keqmenaxhim dhe për, siç pretendon ajo, lidhje me grupe të interesit.

“Shumëkush këto ditë pyet pse shkruan ky kur e di sa thellë është i zhytur? Nuk ka rrugë tjetër. I duhet patjetër të ripërtypë rrenat që thuhen e stërthuhen me sponsorizim të krimit”, ka shkruar Mihali.

Ajo ka mohuar se është pyetur ndonjëherë nga Prokuroria për profesor Martin Berishajn.

“Të kanë informuar gabim për prokurorinë. Nuk kanë çka më pyesin për profesor Martin Berishajn. Dhe as më kanë pyetur kurrë”, ka deklaruar ajo

Në reagimin e saj, Mihali përmendi edhe çështje që lidhen me menaxhimin e Komunës së Prishtinës, pasurinë, proceset përmbarimore dhe projektet e premtuara nga Rama, përfshirë tramvajin elektrik.

Në fund, ajo paralajmëroi se do të vazhdojë përballjen politike me kryetarin e Prishtinës

“Çdo ditë do të jem duke punuar, bashkë me mijëra aktivistë të tjerë që të të shohim ty me pranga në duar e para gjykatës”, ka shkruar Mihali.

Përplasja mes Ramës dhe Mihalit ka vazhduar ditëve të fundit përmes rrjeteve sociale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar dje ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke e akuzuar për ndërhyrje në procese shtetërore dhe përfshirje në çështje që, sipas tij, lidhen me hetime të ndryshme institucionale.

Në një reagim publik, Rama ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj Mihalit, duke pretenduar se ajo, ndonëse pa funksion shtetëror zyrtar, ka pasur komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative dhe vendimmarrje.

Për më shumë, lexoni postimin e plotë të Dejona Mihalit:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.