🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,766 ▲0.11%
DOW 53,977 ▼0.11%
NASDAQ 26,703 ▲0.05%
NAFTA 80.55 ▲3.03%
ARI 4,388 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,755 ▼ -0.65% ETH $1,899 ▼ -1.24% XRP $1.0300 ▼ -0.82% SOL $76.5800 ▼ -0.07%
S&P 500 7,766 ▲0.11 % DOW 53,977 ▼0.11 % NASDAQ 26,703 ▲0.05 % NAFTA 80.55 ▲3.03 % ARI 4,388 ▼0.26 % S&P 500 7,766 ▲0.11 % DOW 53,977 ▼0.11 % NASDAQ 26,703 ▲0.05 % NAFTA 80.55 ▲3.03 % ARI 4,388 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Deklarata e Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, këtë të hënë në platformën X ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratat e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër.

Hoxha theksoi se një sistem ujor ndërkufitar nuk është çështje e brendshme e një shteti dhe as nuk mund të merret si vendim i njëanshëm, meqenëse pasojat prekin drejtpërdrejt mjedisin, furnizimin me ujë dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Ai rikujtoi se Serbia është palë në Konventën e UNECE-s që nga viti 2010, çka e detyron ligjërisht të respektojë të drejtën ndërkombëtare, të shkëmbejë informacion e të konsultohet paraprakisht për çdo masë me ndikim ndërkufitar.

Më tej, Hoxha thekson se uji nuk mund të përdoret kurrsesi si armë presioni politik apo mjet për të ndëshkuar një popullsi tjetër. Ai konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për të drejtën e Kosovës në mbrojtjen e burimeve të saj natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Shqipëria shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ndërkufitar ujor nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij ndikojnë drejtpërdrejt në territorin, mjedisin, sigurinë e ujit, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër. E drejta ndërkombëtare e ujit është e qartë në këtë pikë. Parimet e përdorimit të barabartë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe zvogëluar dëmin ndërkufitar, si dhe detyrimi për të bashkëpunuar, shkëmbyer informacion dhe konsultuar mbi masat që mund të kenë ndikime ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare.

Serbia ka qenë palë në Konventën UNECE për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Rrjedhave Ujore Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që nga viti 2010 dhe gjithashtu ka pranuar mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë ose cilësinë e ujërave që ndikojnë në Kosovë duhet të trajtohet me transparencë, në bazë të të dhënave shkencore, me një vlerësim të plotë të ndikimeve ndërkufitare dhe përmes konsultimit me palën e prekur.

Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik ose si mjet për të ndëshkuar një vend ose popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të burimeve të saj ujore. Ne besojmë dhe presim fuqimisht që çështje të tilla do të adresohen përmes dialogut , bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve ose ndërhyrjeve dhe veprimeve të njëanshme”, ka shkruar Hoxha.

Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.Ndryshimi i rrjedhës së një…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.