☁️
Tiranë 31°C · Vranët 18 August 2026
S&P 500 7,706 ▼0.5%
DOW 53,391 ▼0.13%
NASDAQ 26,361 ▼1.07%
NAFTA 84.07 ▲0.39%
ARI 4,455 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,834 ▲ +1.83% ETH $1,915 ▲ +0.69% XRP $1.0026 ▲ +0.12% SOL $76.9700 ▲ +1.62%
S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 53,391 ▼0.13 % NASDAQ 26,361 ▼1.07 % NAFTA 84.07 ▲0.39 % ARI 4,455 ▼0.41 % S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 53,391 ▼0.13 % NASDAQ 26,361 ▼1.07 % NAFTA 84.07 ▲0.39 % ARI 4,455 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me pakënaqësi që kanë filluar të artikulohen brenda Partisë Socialiste, konkretisht nga Elisa Spiropali dhe Marjana Koçeku.

Gogu deklaroi se PS është parti ku të gjithë mund të thonë mendimin e tyre dhe se kjo dëshmon demokracinë e brendshme!

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Por ka edhe njerëz që Rama i ka ngritur lart fare. Përshembull Elisa Spiropali, e quante Skënderbe dhe ky Mamica, mori edhe poste të panumërta në PS, por tani ajo do Shqipëri fare të re…

Toni Gogu: Kemi folur për demokracinë brenda partisë, çdo njeri paraqet ato që mendon dhe pastaj në forumet e partisë… Kryetari i partisë e adresoi këtë çështje dhe kot ta përsëris.  Ai tha mezi e pres paktin për Shqipërinë e re, ta sjellin, këtu jemi. PS vijon dhe e them të jetë formacioni që sapo ka kryer dëgjesë disa mujore në çdo qytet të Shqipëri.

Ylli Rakipi: Edhe Koçeku doli.

Toni Gogu: Jemi parti me biodiversite të lartë…

Ylli Rakipi: Unë di që ky sistem vlerash, gara është në thelb. Ju i merrni dhe i zgjidhjni kështu. Sheh një që rrit keca dhe e merr…

Enton Abilekaj: Po pra në bazë të algoritmit!

Toni Gogu: Nuk është në kulturën time politike, dhe as objekt i këtij debati të flas për arritjet e kolegëve.

Ylli Rakipi: Jo, jo, ata janë njerëz të mirë ore, por duhet të respektojë garën PS. Sepse nuk ka garë.

Toni Gogu: PS hap dyert dhe dritaret. Ka që hyjnë nga dera dhe duan të dalin nga dritarja. Çdo anëtar i PS shpreh mendimet e veta. Ka një rregullore që trajton shkeljet e disiplinës.

Enton Abilekaj: Si ajo barcaleta, të gjithë e kanë të drejtën e shprehjes, por pas shprehjes nuk e kanë më.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.