🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.30 ▲0.87%
ARI 3,933 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,719 ▼ -2.14% ETH $2,250 ▼ -1.86% XRP $1.2514 ▼ -0.32% SOL $91.8300 ▼ -3.31%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.30 ▲0.87 % ARI 3,933 ▼0.91 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.30 ▲0.87 % ARI 3,933 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi kritikoi mënyrën se si Presidenti ka ushtruar rolin e tij kushtetues. “Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij kushtetues si garant i Kushtetutës dhe si faktor ekuilibrues institucional, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit për statusin e magjistratëve”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, debati nuk lidhet vetëm me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por me një ligj që, sipas tij, prek pavarësinë e pushtetit gjyqësor, raportin ndërmjet pushteteve dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Bardhi tha se Presidenti, në momente përplasjesh ndërmjet institucioneve, duhet të luajë rolin e një figure “mbi palët” dhe të garantojë ekuilibrin institucional. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që e cilësoi si mundësi të injorimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet reduktuar në një debat teknik për pagat.

“Po aq serioze është edhe situata e krijuar nga vonesat në trajtimin e tyre financiar. Këto çështje kërkojnë zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, jo një përshkallëzim të konfliktit ndërinstitucional”, tha Bardhi.

Ky i fundit theksoi më tej se dekretimi i ligjit, pa një qëndrim publik të Presidentit për përplasjen institucionale dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ngre pikëpyetje mbi mënyrën e ushtrimit të rolit të tij kushtetues. “Institucioni i Presidentit nuk është Drejtor Thesari dhe as roje e godinës së Kuvendit. Bajram Begaj po”, përfundoi Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.