Maurizio Lambardi merr titullin “Nderi i Akademisë” për kontributin në bashkëpunimin shkencor Shqipëri–Itali
Akademia e Shkencave i akordoi prof. Maurizio Lambardi mirënjohjen “Nderi i Akademisë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në bashkëpunimin shkencor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Lambardi u vlerësua veçanërisht për punën në bioteknologjinë bimore, kulturat in vitro, kriokonservimin dhe ruajtjen e burimeve gjenetike, si dhe për mbështetjen e projekteve të përbashkëta, botimeve shkencore dhe formimit të studiuesve të rinj shqiptarë.
Prof. Maurizio Lambardi e cilësoi vlerësimin si një nder të madh, duke theksuar se ai pasqyron një bashkëpunim të gjatë shkencor dhe njerëzor mes dy vendeve. Në ceremoni u nënvizua gjithashtu rëndësia e mbrojtjes së bimëve autoktone dhe ruajtjes së burimeve bimore.
Akademia e Shkencave e cilësoi ceremoninë si një moment të rëndësishëm për forcimin dhe ndërkombëtarizimin e bashkëpunimit shkencor Shqipëri–Itali.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.