Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 94.37 ▼1.78%
ARI 4,388 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,827 ▲ +5.36% ETH $2,739 ▲ +6.08% XRP $1.4826 ▲ +6.99% SOL $116.4500 ▲ +7.33%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.37 ▼1.78 % ARI 4,388 ▼0.84 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.37 ▼1.78 % ARI 4,388 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Ministri për Punët e Brendshme, Ervin Demo, ka vënë theksin te forcimi i institucioneve, rritja e kapaciteteve profesionale dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Ish-Studentëve Europianë të FBI-së, Demo deklaroi se partneritetet ndërkombëtare ndërtohen mbi besimin mes institucioneve dhe se rezultatet e arritura në luftën kundër krimit nuk duhet të shoqërohen me ulje të vigjilencës.

“Partneritetet e qëndrueshme ndërkombëtare ndërtohen mbi institucione të besueshme. Partnerët duhet të kenë besim te njëri-tjetri dhe institucionet duhet të kenë besim te njëri-tjetri. Rezultatet e arritura janë të rëndësishme, por në luftën kundër krimit nuk ka vend për asnjë sekondë pushim. Prandaj, duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë. Roli i institucioneve që janë në këtë sallë është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, deklaroi Demo.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit institucional, Demo e krahasoi fuqinë e përbashkët të institucioneve me një zinxhir, ku çdo hallkë ka rëndësinë e saj. Ministri vlerësoi gjithashtu rolin e eksperiencës së FBI-së në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në përcjelljen e njohurive te strukturat shqiptare. Demo renditi më tej disa prej prioriteteve për Policinë e Shtetit, duke veçuar profesionalizimin, modernizimin, forcimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Fuqia jonë kolektive është e barabartë me fuqinë e hallkës më të dobët të zinxhirit ku ne të gjithë bëjmë pjesë. Askush nuk mund të mbetet pas. Sa më të forta dhe profesionale të jenë institucionet tona, aq më i madh është besimi i partnerëve. Sa më i madh besimi, aq më efektiv mbetet bashkëpunimi. Uroj që në këtë takim të vendosim një gur të mëtejshëm themeli për një Shqipëri më të sigurt dhe më të ndërlidhur me vendet partnere. Dhe këtu, eksperienca e FBI-së ka një efekt të pazëvendësueshëm. Njohuria e marrë këtu sot duhet të transmetohet brenda strukturave tona dhe të shumëfishojë ndikimin e saj. Dua t’ju siguroj se do të vazhdojmë të investojmë në profesionalizëm, në modernizimin e Policisë së Shtetit, në forcimin e kapaciteteve të saj dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Rritja e kapaciteteve tona në fushën e identifikimit dhe sekuestrimit të aseteve kriminale është prioritet. Digjitalizimi, modernizimi dhe automatizimi i mëtejshëm i punës së Policisë së Shtetit janë pritshmëri dhe objektiva të rëndësishëm. Po ashtu, forcimi i kapaciteteve ndaj rreziqeve hibride dhe lufta kundër krimit kibernetik janë në krye të agjendës sonë.”, theksoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.