Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 28 May 2026
S&P 500 7,520 ▲0.02%
DOW 50,644 ▲0.36%
NASDAQ 26,675 ▲0.07%
NAFTA 90.89 ▲2.49%
ARI 4,413 ▼1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,369 ▼ -3.38% ETH $1,989 ▼ -4.44% XRP $1.2881 ▼ -3.27% SOL $80.7400 ▼ -3.95%
S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 90.89 ▲2.49 % ARI 4,413 ▼1.54 % S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 90.89 ▲2.49 % ARI 4,413 ▼1.54 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Politika

Demo prezanton programin “Rilindja 2.0”: Paketë me 11 objektiva për ndërhyrje në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka prezantuar sot programin e ri “Rilindja 2.0”, një paketë me 11 objektiva strategjikë që synojnë ndërhyrje në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Demo, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se ky program do të krijojë një model të ri zhvillimi lokal, duke kombinuar identitetin kulturor, inovacionin dhe teknologjinë moderne me nevojat e komuniteteve.

“Kemi prezantuar programin e ri Rilindja 2.0 përsa i përket ndërhyrjeve në territor dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Janë 11 objektiva strategjik, duke filluar me forcimin e identitetit lokal. Do të fokusohet në ndërtimin e muzeve lokalë që do të jenë të fokusuar në identitetin që kanë zona të caktuara të Shqipërisë. Përmirësimi i funksionalitetit dhe aksesit në zonat urbane. Po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të qëndrueshëm në zonat urbane. Janë evidentuar 160 mijë metër katrorë sipërfaqe në 12 bashki, të cilat kanë një potencial deri në 15 mijë poste parkimi”, tha Demo.

Një tjetër prioritet është përmirësimi i aksesit në zonat urbane përmes ndërtimit të parkimeve. Ministri tha se janë evidentuar 160 mijë metër katrorë sipërfaqe në 12 bashki, me potencial për deri në 15 mijë poste parkimi, kryesisht në bashkitë me fluks të lartë turistik. Po ashtu, hapësirat industriale të braktisura do të rigjenerohen dhe do t’i kthehen komunitetit si ambiente sportive, rekreative apo me funksione ekonomike.

“Jemi fokusuar në bashkitë që kanë flukse turistike të konsiderueshme. Objektivi i tretë është rigjenerimi i sh-hapësirave industriale në asete për komunitetin. Janë ish-fabrika që janë privatizuar ose pjesërisht në privatizuara, apo pronësi shtet duhet t’i kthehen komunitetit. Në fokus do të jenë shërbimet parësore, duke filluar me ambiente sportive apo zona rekreative, por duke parë edhe zhvillimin ekonomik lokal. Objektivi i katër është rritja e standardeve të infrastrukturës publike, duke krijuar potencial të ri zhvillimi për zona të caktuara. Fokusohemi te objektet publike që kanë të bëjnë me sistemin e edukimit, sistemin para universitar”, theksoi Ministri.

Në fushën e infrastrukturës publike, programi parashikon rritjen e standardeve të objekteve arsimore parauniversitare, në bashkëpunim me arkitektë vendas dhe të huaj. Demo u shpreh se një tjetër objektiv është nxitja e novacionit përmes mbështetjes së start-up-eve lokale, duke i dhënë mundësi të rinjve të përfshihen në zhvillimin ekonomik.

“Po punojmë me arkitektë vendas dhe të huaj që do t’i vijën në ndihmë bashkisë. Nxitja e novacionit është objektivi i 5. Nxitja e start-up-eve në nivel lokal për t’i dhënë mundësi të rinjve për t’u përfshirë në zhvillimin ekonomik lokal. Objektivi i 6 është përmirësimi i mjedisit urban përmes mbulimit të plotë të territorit për menaxhimi mbetjeve. Jemi duke punuar me shumë bashki sa i përket mbulimit 100% të territorit”, deklaroi ai.

Sa i përket mjedisit urban, Demo tha se synohet mbulim 100% i territorit me menaxhim të mbetjeve, ndërsa transporti publik do të bazohet në autobusë elektrikë.

“Objektivi i shtatë është transporti urban publik. Jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkisë që do jenë model i kësaj nisme,. Transporti do të jetë i bazuar në autobusë elektrikë. Bashkia e parë që do pilotohet do të jetë brenda tremujorit të fundit të këtij viti”, tha Ministri.

Programi parashikon gjithashtu ngritjen e një flote logjistike për mirëmbajtjen e aseteve dhe parandalimin e përmbytjeve, si dhe zhvillimin e qyteteve inteligjente përmes konceptit “Smart City”.

“Objektivi i 8 është nxitja e jetesës së shëndetshme nëpërmjet hapësirave të reja sportive, rekreative. Janë identifikuar 140 spote nga bashkitë në nivel kombëtar për të krijuar këto pole të reja. Objektivi i 10 është forcimi i kapaciteteve të bashkive, sa i përket mirëmbajtjes së aseteve që ka në territor. Bëhet fjalë për ngritjen e një flote të re logjistike që do bazohet në nivel vendor, do i përgjigjet nevojave të bashkive sa i përket parandalimit të rasteve sidomos me përmbytje, por edhe fuqizimin e sistemet për vaditje më të mirë. Objektivi i 11 është zhvillimi i qyteteve inteligjente përmes smart city. Kjo do kërkojë një ndërthurje të sistemeve të ndryshme që bashkitë sot kanë. Kemi miratuar sot 2 bashki sa i përket zonave prioritete, Gjirokastër dhe Fier”, deklaroi Demo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.