Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit nisen drejt Tiranës për protestën e PD-së në mbështetje të studentëve
Anëtarë, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nga Lezha, Fieri dhe Shkodra janë nisur të shtunën drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga PD që do të mbahet në orën 12:00, në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe të rinjve drejtuar qeverisë.
Në Lezhë, anëtarë dhe mbështetës të degës së PD-së janë nisur në mënyrë të organizuar drejt kryeqytetit. Strukturat lokale i bashkohen kështu tubimit në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë protestat me kërkesat e tyre.
Sipas tij, demokratët janë nisur drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, në mënyrë të organizuar. Ferro pretendon se organizimi është bërë individualisht për të shmangur pengesat që, sipas tij, mund t’u krijohen qytetarëve dhe anëtarëve të PD-së për të marrë pjesë në protestë. Ai ka deklaruar se demokratët dhe qytetarët janë të mobilizuar e të vendosur për t’i dhënë fund “këtij regjimi”.
Nga zonat e Mallakastrës, Patosit dhe Roskovecit, qytetarë e demokratë janë nisur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës për t’u bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike.
Nga Shkodra, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur këtë mëngjes drejt Tiranës. Demokratët shkodranë i bashkohen tubimit në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, të cilët prej ditësh po protestojnë për kërkesat e tyre.
Protesta e PD-së zhvillohet në kuadër të thirrjes për mbështetje ndaj studentëve, të cilët vazhdojnë demonstratat me kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.