Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve në rrjet
KRU "Prishtina" ka njoftuar ndërprerje të furnizimit me ujë sot në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve në rrjet.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot, më 24 tetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve në rrjet, siç njofton Telegrafi.
Sipas njoftimit, ndërprerja prek Lagjen Nic, Çagllavicën, Lagjen Qendresa, një pjesë të Veternikut në drejtim të Rezonancës dhe Hajvalinë.
Furnizimi do të mungojë deri në përfundim të punimeve, ndërsa kompania i ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.