☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.33 ▲0.8%
ARI 4,152 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,596 ▼ -1.78% ETH $2,391 ▼ -2% XRP $1.2980 ▼ -1.69% SOL $104.3800 ▼ -1.61%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.33 ▲0.8 % ARI 4,152 ▼0.2 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.33 ▲0.8 % ARI 4,152 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq një subjekt privat, si dhe të administratorit të saj shtetasit B. A. nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.

Nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”. Zona ku janë marrë inertet është nënzonë qendrore, që gëzon shkallën më të lartë të mbrojtjes (zonë atrikte), në të cilën nuk lejohet zhvillimi i asnjë lloj veprimtarie ekonomike.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, provoi se shoqëria private në fjalë ka shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore, duke sjellë si pasojë dëmtim të konsiderueshëm të saj, përmes shfrytëzimit të tokës me teknologji intensive, mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, si dhe që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës përgjatë lumit Vjosë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi fajtor personin juridik, shoqërinë private., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A., për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar të hetimet me fokus të veçantë në luftën kundër veprave penale mjedisore, duke ndjekur me përparësi çdo rast që cenon mjedisin, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura natyrore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.