“Shpërndarja e informacioneve tek…”, Rexha zbulon arsyen e shkarkimit të Vlora Hysenit në Kosovë
Gazetari Xhemajl Rexha ka raportuar në “Now” se Vlora Hyseni, ish drejtoresha e SHISH si fillim ka qenë pjesë e Agjencisë Kosovare e Inteligjencës që nga viti 2010, duke nisur si agjente e terrenit dhe më pas ka mbajtur pozicione të larta. Në fund të vitit 2020 ajo u emërua ushtruese e detyrës së drejtoreshës së AKI-së.
“Vlora Hyseni nuk ka qenë personazh në Kosovë aq i përfolur sa është në Shqipëri. Ishte në AKI, sipas burimeve të mia, që prej vitit 2010 në pozicion dhe role të ndryshme. Kishte nisur nga agjente e terrenit për të kaluar në pozicione më të larta brenda shërbimit informativ të Kosovës që quhet pra Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Dhe ajo ishte emëruar ushtruese e detyrës së drejtores, pra të shefes së AKI-së, në fund të vitit 2020 kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj dhe në fakt ishte ushtruese e detyrës së presidentes Vjosa Osmani”, tha Rexha.
Sipas gazetarit, arsyeja e largimit të saj ka qenë shpërndarja e informacioneve në rrugë joinstitucionale te persona privatë.
“Hyseni vinte si ushtruese e detyrës e shefes së AKI-së, që ka zgjatur vetëm disa muaj sepse në shkurt 2021 mbaheshin zgjedhjet nacionale në Kosovë, i fitonte bindshëm Vetëvendosja me 51% dhe disa muaj më vonë, në qershor të vitit 2021, vjen ai dekret i largimit, i shkarkimit nga posti i zëvendës drejtoreshë-ë, i nënshkruar nga presidentja atëherë Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti”, tha gazetari. Burime nga AKI kanë thënë që arsyeja e shkarkimit të saj është shpërndarja e informatave në rrugë jo institucionale personave privatë”.
Rexha nënvizon se ajo ka vepruar për një kohë të gjatë si agjente terreni në veriun e Kosovës. Gjithashtu, ai përmend se ajo ka qenë e përfshirë me informacione për parandalimin e një sulmi të mundshëm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri–Izrael në vitin 2016.
“Në fakt ajo është me origjinë është nga qyteti i Mitrovicës dhe kam kuptuar që për një kohë të gjatë ajo ka qenë agjente e terrenit pikërisht në Mitrovicë. Që do të thotë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës, në pjesën e banuar me shumicë serbe gjithashtu, dhe ka bërë një punë të rëndësishme më është thënë aty. Dhe gjithashtu kam kuptuar që zonja Hyseni ka marrë kredit ose i është dhënë kredit me informacionet e saj se e ka alertuar autoritetet e Shqipërisë në vitin 2016 për përgatitjen e një sulmi terrorist në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër”, tha gazetari Xhemajl Rexha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.