☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.85 ▼0.74%
ARI 4,396 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,239 ▼ -0.45% ETH $2,749 ▼ -0.83% XRP $1.5701 ▲ +1.38% SOL $118.1400 ▼ -0.88%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.85 ▼0.74 % ARI 4,396 ▲0.45 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.85 ▼0.74 % ARI 4,396 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
23 Sht 2026
Breaking
Arte

Akademia e Shkencave prezanton maketin e vëllimit të parë të “Historisë së shqiptarëve”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë prezantoi sot maketin e vëllimit të parë të projektit “Historia e shqiptarëve”, një prej tri projekteve madhore albanologjike të institucionit.

Maketi u prezantua nga Komisioni i Arkeologjisë, ndërsa kryetari i tij, prof. dr. Neritan Ceka, bëri të ditur se vëllimi i parë, me 670 faqe, është tashmë i përgatitur për shtyp, pas përfundimit të redaktimit shkencor dhe letrar.

Sipas Cekës, teksti i ri integron zbulimet më të fundit arkeologjike dhe studimet e autorëve të njohur të albanologjisë, duke u mbështetur në trashëgiminë shkencore të studiuesve si Hasan Ceka, Skënder Anamali, Muzafer Korkuti, Selim Islami dhe Frano Prendi, si dhe në burime arkivore dhe punime të një numri të gjerë autorësh.

Vëllimi i parë trajton periudhën nga zanafillat e qytetërimit ilir, mbretëritë ilire, periudhën romake dhe bizantine, deri në formësimin e hershëm arbëror.

Pas prezantimit të maketit, anëtarët e Komisionit të Arkeologjisë dhe drejtues të institucioneve shkencore diskutuan mbi përmbajtjen dhe çështjet që duhet të trajtohen përpara botimit përfundimtar.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike, akad. Gëzim Hoxha, si dhe drejtori i Institutit të Arkeologjisë, akad. Adem Bunguri.

Bunguri referoi gjithashtu mbi realizimin e ekspeditave arkeologjike gjatë vitit 2026 dhe rezultatet e deritanishme të tyre.

“Historia e shqiptarëve” është një nga tri projektet madhore të Akademisë së Shkencave, së bashku me “Enciklopedinë shqiptare” dhe “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, të cilat ndodhen në fazat përfundimtare të realizimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.