☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.57 ▼1.69%
ARI 4,223 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $65,088 ▲ +1.58% ETH $1,765 ▲ +2.59% XRP $1.1523 ▲ +0.93% SOL $74.4100 ▲ +1.61%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.57 ▼1.69 % ARI 4,223 ▼0.55 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.57 ▼1.69 % ARI 4,223 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Sporti

Deniz Undav “Normal One”, gola të rëndë dhe kebab! Gjermania në këmbët e bomberit punëtor

Nga rroga 600 euro në muaj te “Jo”-të e klubeve të mëdha, tani sulmuesi me origjinë kurde po udhëheq “pancerat”.

Nuk janë të shumtë lojtarët, të cilëve trajneri u kërkon falje “ishte një budallallëk i imi, kërkoj falje”. Falja, me këshillën e gruas, iu kërkua Deniz Undav marsin e kaluar, pasi Julian Nagelsmann e kishte kritikuar publikisht për një miqësore me Ganën, duke konsideruar defekt një cilësi të tij: “Nuk më palqeu, mund të ketë prekur një top para se të shënonte”.

Ishte goli vendimtar (2-1) i një rezerve, në minutën e 88-të, gati si në Toronto, ku realizoi një dopietë për Gjermaninë. Undav, në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Botërorit 2026, bashkë me Messi-n dhe David, dha edhe dy asiste ndaj Kuraçaos, ku gjithashtu luajti si zëvendësues.

“Ai është një decider” – tha Nagelsmann gjysmë gjermanisht dhe gjysmë anglisht. Gjermania është në 1/-16-at para kohe dhe ka siguruar vendin e parë, Undav shpëtoi trajnerin e vet, që nuk e mritonte të mundte Bregun e Fildishtë.

U bë heroi i kombit jo vetëm se hëngri shumë kebab, duke u dhënë edhe shokëve, apo se duhet të mbrohet nga akzuat raciste të disa fanatikëve turq, duke qenë me origjinë kurdo-yazida (gjyshi shkoi në Gjermani pas grushtit të shtetit të 1980-ës) dhe siriane (nga nëna).

Deniz qëndroi larg kombëtares së Turqisë për “të mos u sulmuar pas çdo ndeshjeje”, ndërsa në Gjermani shihet si njeriu i zakonshëm që ia ka dalë disi me vonesë dhe që nuk e heq kurrë kostumin e normales: “Sekreti i golave të mi? Nuk e di. Jam aty, vjen topi dhe unë e gjuaj”. E thjeshtë, apo jo?

Deniz, që do të mbushë 30 vjeç ditën e finales, është edhe treguesi se mund të arrihet në nivel botëror edhe pa qenë i krijuar në qendrat e famshme të formimit gjerman, ku modernia dhe edukimi sportiv iper-shkencor në rritjen e talenteve janë sjellje të admiruara kudo. Undav u skartua nga Werder Bremen në moshën 15-vjeçare, sepse ishte i shkurtër dhe i shëndoshë dhe se kishte luajtur në klube diletante deri 20 vjeç.

Deri gati 24 vjeç luante me Meppen, në kategorinë e tretë, para se të gjente rrugën nëpërmjet serisë B belge (Union Saint-Gilloise) dhe Premier League (rezervë te Brighton). Te fushat e vogla, siç quheshin dikur, ishte pikasur nga Sebastian Hoeness, që drejtonte skuadrën e dytë të Bayern. Ai e deshi te Shtutgarti, ku ka fituar një kupë dhe ka shijuar Champions-in dhe kombëtaren. Megjithatë, sjellja e tij nuk ka ndryshuar, duke kujtuar gjithmonë kohën kur punonte në fabrikë, pas diplomimit si “punëtor makine”, dhe fitonte 600 euro në muaj e hante tost e sallatë, sepse nuk kishte para. Tani ka një kontratë prej 5.5 milionë eurosh në muaj.

I shkurtri i shëndoshë më i famshëm i futbollit gjerman ishte Gerd Müller, “Bomberi i kombit”. Ai mbante numrin 13 në kombëtare dhe më pas këtë numër e mori një Müller tjetër, Thomas. Të dy janë shpallur kampion bote dhe kur Thomas u tërhoq pas Euro 24, numri i rëndë iu dha Undav, i cili menjëherë mori përgjegjësitë, 2 gola Bosnjës.

Me Gjermaninë ka 11 ndeshje në moshën 29-vjeçare dhe ka shënuar 9 gola. “Sa bukur, edhe në Toronto kënduan emrin tim, jo vetëm në Shtutgart”, – tha sulmuesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.