Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi në mënyrë direkte sot (6 tetor) Edi Ramën si të përfshirë në atë që ai e quan trafikim i armëve përmes një skeme të krijuar me themelimin e KAYO, që sipas PD po përdoret për të kaluar prona shtetërore dhe para publike te privati.
Në një konferencë për mediat, së bashku me deputetin Klevis Balliu, akuzoi se me biznesmenin Roni Yeffet është e lidhur edhe Vlora Hyseni
Sali Berisha u shpreh se:
“Kjo është një nga skemat më mafioze. Një vend anëtar i NATO-s që aplikon skemë të tillë mafioze në fushën e mbrojtjes, kryen një akt shumë të rëndë ndaj vendit të tij, por edhe ndaj aleancës”.
I pyetur nëse të dhënat që kanë për industrinë e armëve do t’i depozitojnë në SPAK, Berisha tha se do të informojnë jo vetëm prokurorinë por edhe partnerët e huaj.
Sali Berisha vijoi në diskursin e tij politik:
“Ne do të informojmë të gjitha ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë aleancën”.
Sipas Berishës, biznesmeni shqiptaro-izraelit Roni Yeffet ka zhvatur dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kanë cenuar sigurinë kombëtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.