🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,593 ▲1.38%
DOW 52,999 ▲0.98%
NASDAQ 25,911 ▲2.12%
NAFTA 80.16 ▼5.33%
ARI 4,090 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,850 ▲ +1.01% ETH $1,869 ▲ +0.22% XRP $1.0823 ▲ +0.08% SOL $73.6300 ▲ +0.52%
S&P 500 7,593 ▲1.38 % DOW 52,999 ▲0.98 % NASDAQ 25,911 ▲2.12 % NAFTA 80.16 ▼5.33 % ARI 4,090 ▼0.42 % S&P 500 7,593 ▲1.38 % DOW 52,999 ▲0.98 % NASDAQ 25,911 ▲2.12 % NAFTA 80.16 ▼5.33 % ARI 4,090 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Politika

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS Vullnet Sina kundërshton bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës, duke argumentuar se Selenica duhet të mbetet bashki më vete.

Në një reagim të gjate në rrjetet sociale ai thotë se problemi nuk është numri i bashkive, por financimi i pamjaftueshëm nga qeveria qendrore.

Sipas tij, Selenica ka tregues të mirë funksionalë dhe ekonomikë, kontribuon ndjeshëm në ekonominë kombëtare përmes pasurive minerare dhe prodhimit të naftës, por nuk përfiton mjaftueshëm nga renta minerare. Sina i bën thirrje Kuvendit të dëgjojë qytetarët dhe të ruajë statusin e Selenicës si bashki e pavarur.

Reagimi i plotë:

Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.

Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit.

Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë.

Raporti përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:

1.Funksionaliteti si bashki

Selenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.

2.Performanca ekonomike

Edhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.

Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.

Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.

3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)

I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane.

Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.

Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh.

Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.

Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit.

A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës?

Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?!

Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare.

Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.

Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m’u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare.

Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete.

Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.