☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Deputeti si zanat dhe ushtari si karrierë!

Nga NEVRUS NAZARKO

Në një vend normal, me demokraci funksionale, deputeti është përfaqësues i qytetarëve. Në vendin tonë, mesa duket, deputeti ështe kthyer në zanat ndërsa përfaqësimi në uniformë te partise shtet.
Mora shkas nga deklarata e një deputeteje rishtare të Rilindjes, ne nje emision televiziv, kur tha se e sheh veten “ushtare të partisë” dhe se puna e deputetit është “zanat”.
Kjo është ndoshta përmbledhja më e sinqertë e politikës sonë moderne. Nuk ka nevoje per shume analiza doktorantësh. Mjafton kjo fjali dhe kupton gjithçka: Kuvendi nuk është më tempull i demokracisë, por repart disipline politike.
Në teori, deputeti merr mandatin nga populli. Në praktikë, disa duket se e marrin komandën nga partia. Populli voton, partia rreshton. Populli pret zë, partia kërkon heshtje. Populli kërkon përfaqësues, partia kërkon ushtarë.
Dhe këtu lind pyetja: nëse deputeti qenka “ushtar partie”, atëherë qytetari çfarë është? Terren stërvitor? Objektiv elektoral? Apo thjesht furnizues votash për repartin?
Edhe ideja se deputeti është “zanat” është interesante. Sepse nëse është zanat duhet të ketë edhe përshkrim pune. Për shembull: të ngresh dorën në kohë, të mos dalësh nga rreshti, të duartrokasësh me ritëm, të mbrosh çdo vendim të qeverisë edhe kur nuk e kupton, dhe mbi të gjitha, të mos ngatërrosh kurrë ndërgjegjen personale me vijën e partisë.
Në demokraci, deputeti ështe zëri i qytetarit brenda partisë. Tek ne, shpesh bëhet zëri i partisë mbi qytetarin. Ky është ndryshimi mes përfaqësuesit dhe ushtarit. I pari pyet: “Çfarë duan njerëzit?” I dyti pyet: “Çfarë urdhëron komanda?”
Prandaj ndoshta duhet ta falënderojmë deputeten për sinqeritetin. Të paktën nuk na lodhi me fraza të mëdha për “shërbim publik”, “mandat qytetar” apo “përgjegjësi kushtetuese”. Tha atë që shumë të tjerë e praktikojnë në heshtje: partia mbi gjithçka, mandati si vend pune, Kuvendi si kazermë.
Në vend te mbylljes:
Problemi nuk është vetëm një deklaratë, por mendësia. Sepse kur deputeti e sheh veten si ushtar partie, demokracise i ikin edhe ata pak civilë që kanë ngelur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.