☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 92.41 ▲6.43%
ARI 4,051 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,152 ▼ -1.19% ETH $1,888 ▼ -2.1% XRP $1.1136 ▼ -2.23% SOL $76.2000 ▼ -2.13%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 92.41 ▲6.43 % ARI 4,051 ▼2.42 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 92.41 ▲6.43 % ARI 4,051 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Politika

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të dhënat e shpërndara për deputetët e mazhorancës tregojnë se reforma e vitit 2014 ka sjellë rezultate konkrete.

Sipas saj, në periudhën 2015–2025, shpenzimet vendore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë rritur nga 2.5% në 3.2%, çka, sipas Luarasit, tregon se ka pasur përmirësime.

“Unë nuk jam eksperte e reformës territoriale, por përmes materialit që na është shpërndarë si deputetë të mazhorancës, shifrat flasin. Midis viteve 2015 dhe 2025, për një dekadë, shpenzimet janë rritur nga 2.5% në 3.2% të PBB-së. Nuk mund të thuhet se nuk ka pasur përmirësim”, u shpreh ajo.

Luarasi theksoi se një nga efektet kryesore të reformës ishte ulja e kostove administrative, pasi para reformës 373 njësi vendore shpenzonin rreth 60% të buxheteve të tyre vetëm për paga.

“Sot kemi 61 bashki dhe buxheti për paga ka rënë në mënyrë drastike. Nuk zë më pjesën më të madhe të buxheteve, siç ndodhte me 373 komunat para reformës territoriale”, tha deputetja socialiste.

Ajo shtoi se edhe detyrimet e bashkive kanë rënë ndjeshëm gjatë kësaj dekade.

“Detyrimet e bashkive kanë rënë me 76% gjatë këtyre dhjetë viteve. Janë shifra që tregojnë se reforma e vitit 2014 pati efekt dhe solli këto rezultate”, deklaroi Luarasi.

Duke folur për nevojën e një reforme të re territoriale, deputetja e PS-së tha se kjo lidhet me ndryshimet demografike të evidentuara nga Censusi i vitit 2023.

“Arsyeja pse po flitet për një reformë të re territoriale është se Censusi i vitit 2023 tregoi një realitet të ri demografik. Ka bashki ku popullsia është tkurrur ndjeshëm dhe duhet parë nëse ka kuptim të vazhdojnë të ekzistojnë me këtë strukturë”, u shpreh ajo.

Luarasi hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria është një rast i veçantë në këtë proces, duke theksuar se edhe vende të tjera evropiane kanë ndërmarrë reforma të dyta territoriale.

“Nuk është e vërtetë që vetëm Shqipëria po e bën këtë. Letonia, Estonia dhe Holanda, pasi bënë reformën e parë territoriale, pas një dekade ndërmorën një tjetër reformë. Shqipëria nuk është një përjashtim. Ekspertët janë konsultuar edhe me legjislacionin dhe praktikat e vendeve të tjera”, përfundoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.