☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.02 ▼3.94%
ARI 3,908 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,330 ▲ +0.12% ETH $2,301 ▲ +1.14% XRP $1.2549 ▲ +0.15% SOL $94.8100 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Der Leyen: 6 muajt e ardhshëm vendimtarë, e rëndësishme t’i sigurojmë Shqipërisë perspektivën për fillimin e bisedimeve me BE

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhënien tonë me Ballkanin”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke folur gjatë debatit në Parlamentin Europian gjatë prezantimit të prioriteteve të Presidencës së radhës së BE që mbahet nga Kroacia.

“Kroacia e njeh më mirë se shumë vende të tjera fuqinë e së ardhmes europiane. Është çështje e një të ardhmeje të qartë europiane dhe Kroacia e di më mirë se shumëkush tjetër se sa larg mund t’i çojë kjo perspektivë vendet në transformimin e sistemeve dhe të ekonomisë”, argumentoi ajo.

“Është veçanërisht sot e rëndësishme që ne të ruajmë këtë ritëm përpara Samitit të Zagrebit për Ballkanin Perëndimor në muajt në vazhdim të këtij viti. Nëse vërtet duam që Samiti i Zagrebit për Ballkanin të jetë i suksesshëm, atëherë ne duhet të bëjmë detyrat tona, tani. Kjo është arsyeja përse ne do të prezantojmë metodologjinë tonë të zgjerimit të BE-së brenda pak javësh, në mënyrë që ne të mund ta diskutojmë, por më e rëndësishmja është qe ne t’u sigurojmë miqve tanë në Ballkanin Perëndimor një perspektivë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Të dy vendet i kanë kryer detyrat e shtëpisë që u kemi kërkuar të kryejnë, kështu që tani është koha dhe i takon palës europiane të përmbushë premtimin e saj”, u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Më herët, duke prezantuar prioritet e kryesimit kroat të BE-së, kryeministri kroat, Plenkoviç theksoi para eurodeputetëve se Kroacia nuk e fsheh ambicien për të siguruar mbështetje nga vendet anëtare të BE-së për fillim të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.