☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.59 ▼4.35%
ARI 3,910 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,145 ▲ +0.04% ETH $2,293 ▲ +1.03% XRP $1.2535 ▲ +0.11% SOL $94.4800 ▼ -1.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.59 ▼4.35 % ARI 3,910 ▲0.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.59 ▼4.35 % ARI 3,910 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zelensky: Gati të ndalim sulmet ndaj rafinerive ruse në këmbim të raketave Patriot

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH – ANSA/ Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i sigurojnë Kievit raketa interceptuese të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Në një intervistë për televizionin amerikan “Fox News”, Zelensky bëri të ditur se ka zhvilluar disa biseda me presidentin amerikan Donald Trump dhe anëtarë të administratës së tij lidhur me mundësinë e ndalimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi se Kievi nuk mund të qëndrojë pa reaguar kur Rusia godet objektet energjetike të Ukrainës dhe shkakton viktima në radhët e popullsisë civile.

“Ne u kemi thënë se nëse dëshironi që të mos godasim rafineritë ruse, atëherë Rusia nuk duhet të sulmojë sistemin tonë energjetik. Përndryshe, na furnizoni me raketa Patriot”, deklaroi Zelensky.

Ai sqaroi se nëse Uashingtoni do t’i siguronte Ukrainës këto sisteme mbrojtjeje ajrore për një muaj, Kievi do të pezullonte sulmet ndaj rafinerive ruse për të njëjtën periudhë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Rusia dhe Ukraina të ndalin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës, në një kohë kur rritja e çmimeve të energjisë po ushtron presion mbi ekonominë dhe po nxit inflacionin.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se administrata Trump ka miratuar shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën.

Megjithatë, Zelensky paralajmëroi se procesi i dorëzimit mund të zgjasë disa vite, ndërsa rezervat aktuale të Kievit për këto sisteme mbrojtjeje ajrore po pakësohen.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas u kërkoi aleatëve amerikanë dhe evropianë të vënë në dispozicion raketa nga rezervat e tyre ushtarake, me qëllim që ato të zëvendësohen më vonë përmes blerjeve të miratuara nga Shtetet e Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.