Kronika

Dështon në arritjen e objektivave, pezullohet kreu i policisë së Lezhës

Drejtori i policisë së Lezhës, Dritan Lena është pezulluar nga detyra pas vetëm 2 muaj shërbim në këtë post.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se lëvizja e tij ka ardhur për shkak të dështimit në arritjen e objektivave në luftën kundër krimit.

Sipas burimeve, në vend të Lenës, në krye të Drejtorisë së Policisë së Lezhës është caktuar Erzen Cera.

Shkarkimi i Lenës është bërë ditën e enjte dhe nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra një ditë më parë në Torovicë, saktësuan burimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button